Gati 80 vite pa zgjidhje, Japonia dhe Rusia mund t'i japin fund ngërçit

Publikuar tek: bota, më 07:01 19-11-2019 Gati 80 vite pa zgjidhje, Japonia dhe Rusia mund t'i japin fund ngërçit Njëri prej ishujve Kuril

Japonia kërkon që Rusia t'i kthejë mbrapsht 4 ishujt e vegjël Kuril, për të cilat pretendon se i përkasin asaj.

Sekretari i Kabinetit të kryeministrit Yoshihide Suga bëri me dije për mediat se dialogu me palën ruse po ecën në rrugën e duhur.

''Qeveria do të vazhdojë konsultimet me Rusinë në bazë të pozicionit tonë kryesor për zgjidhjen e problemit territorial dhe arritjes së paqes. Për të tretin vit radhazi, marrëdhëniet tregtare dhe projektet pilot janë shtuar në 4 ishujt Kuril. Duket se rezultatet pozitive po shfaqen'', u shpreh për mediat Suga.

Që prej Luftës së Dytë Botërore Japonia kërkon nga Rusia që t'i kthejë 4 ishujt Kuril, të cilët trupat sovjetike i fituan me luftë. Në 1956, palët i dhanë armiqësive dhe firmosën një deklaratë të përbashkët për kthimin e ishujve. Por, për mëse 70 vite Japonia dhe Rusia nuk kanë firmosur asnjë Traktat Paqeje. Ndërsa vitet e fundit, të dy shtetet po shkojnë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025960206985474
array(1) { ["section"]=> string(77) "gati-80-vite-pa-zgjidhje-japonia-dhe-rusia-mund-t-i-japin-fund-ngercit-186385" }