Gati denoncimi i radhës, Bardhi: Një kryebashkiak i PS i dënuar për vepër të rëndë penale, presim ta verifikojmë

Publikuar tek: politike, më 21:19 27-01-2020 Gati denoncimi i radhës, Bardhi: Një kryebashkiak i PS i dënuar për vepër të rëndë penale, presim ta verifikojmë Sekretari i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se një tjetër kryebashkiak i majtë është duke u verifikuar prej tyre pasi dyshohet se ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Bardhi nuk zbuloi emrin e kryebashkiakut por tha se është dënuar në një vend të BE-së për një vepër të rëndë penale.

Ai shtoi se PD-ja është duke kryer verifikimet për 10 raste kryebashkiakësh të dyshuar si me të shkuar kriminale.

"Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së.

Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale. Nuk dua të jap detaje. Vrasje plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për cdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në cdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së.

Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme. E para përgjegjësia është e njeriut që i kandidoi, se kjo nuk është cështje individuale" tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02187705039978
array(1) { ["section"]=> string(116) "gati-denoncimi-i-radhes-bardhi-nje-kryebashkiak-i-ps-i-denuar-per-veper-te-rende-penale-presim-ta-verifikojme-193331" }