Gati festivali ku zihen të gjallë qentë(Video)

Publikuar tek: bota, më 07:56 18-06-2015

Organizma civilë kanë ndërrmarrë një aksion për nënshkrimin e një peticioni kundër  festivalit Yulin në Kinë që mbahet më 22 qershor dhe serviret mish i qenit. Për të realizuar këtë zihen të gjallë mijra qen.

Aktivistët e këtij peticioni shprehen se, “Ne jemi të pikëlluar që ky festival ekziston ende  në një shoqëri moderne të civilizuar. Ne besojmë se kjo ngjarje nuk ka vend në shekullin e 21. Ne shprehemim kundërshtimin tonë të fortë për këtë "festival" barbar”, thonë ata.

Sipas tyre festivali Yulin është një çështje e rrezikshme edhe për sigurinë ushqimore. Qentë që shiten në treg janë kafshë të sëmura ose helmohen gjatë kapjes së tyre dhe përmbajnë toksina, çka sjell rrezikshmëri për ata që e konsumojnë mishin e tyre.

Ata gjithashtu janë kundër këtij festivali, pasi sipas tyre nxit dhunë, pasi qentë theren në publik dhe ekspozon dhunë.

Linku ku mund të nënshkruani kundër tij:

www.change.org/p/mr-chen-wu-yulin-governor-please-shut-down-the-yulin-dog-meat-festival-in-guangxi-china

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010698080062866
array(1) { ["section"]=> string(51) "gati-festivali-ku-zihen-te-gjalle-qente-video-13898" }