Gati për dasmë, Armina Mevlani tregon detajet rreth fustanit të nusërisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:12 10-10-2019 Gati për dasmë, Armina Mevlani tregon detajet rreth fustanit të nusërisë

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, mbeten një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5”, ajo i ka surprizuar të gjithë duke folur për planet për martesë.

Armina tregoi se ka nisur përgatitjet për të stiluar fustanin e nusërisë, fustan që ajo do ia besojë një prej markave më të njohura me të cilët ka patur bashkëpunime së fundmi.

Ndër të tjera, bukuroshja ka theksuar se nuk do të jetë një nuse tradicionale, por moderne.

'Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjerë, të personalizuar për mua. Dua dhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik etj. Tek disa nga takimet që kam pasur në udhëtimet e mia kam folur edhe për fustanin e dasmës', u shpreh ajo.

Ende nuk dihet se cilës markë blogerja do ja besojë fustanin por mendohet të jetë midis, “Saab”, “Alexander McQueen”, dhe “Vivienne Westwood”.

shkelzen_berisha_armina_mevlanaj_19342.jpg

20141205110455641646.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007220983505249
array(1) { ["section"]=> string(78) "gati-per-dasme-armina-mevlani-tregon-detajet-rreth-fustanit-te-nuserise-181551" }