Gati plani për përvjetorin e 30 të mbërritjes së anijes VLORA në qytetin e Barit, konsullja Mburimi takon kryebashkiakun barez

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 26-09-2020 Gati plani për përvjetorin e 30 të mbërritjes së anijes VLORA në qytetin e Barit, konsullja Mburimi takon kryebashkiakun barez Genta Mburimi- Antonio Decaro

30 vjetori i mbërritjes së anijes “Vlora” në brigjet e Barit do të kurorëzohet me një varg aktivitetesh që planifikohen nga bashkia e Barit, në bashkëpunim edhe me Shqipërinë.

 

Aktivitetet do të shtrihen përgjatë vitit 2021, por që tani, diplomatet shqiptarë të konsullatës shqiptare në Bari, po takohen me pushtetaret vendorë.

Ditën e djeshme, konsullja e Përgjithshme, Genta Mburimi, u prit nga kryetari I Bashkisë së Barit Antonio Decaro ku u fol për kalendarin e aktiviteteve.

Sic informon zyra e shtypit e konsullates, Mburimi dhe Decaro u angazhuan në ndjekjen e projekteve të përbashkëta ndërkohë që ngjarja që shënoi historinë e emigracionit botëror në gjysmën e dytë të shekullit të 20 me mbërritjen e anijes Vlora në brigjet e Barit, me barezët që shfaqen një shenjë të lartë solidariteti, do të zërë vendin kryesor në kalendarin e aktiviteveve.

Kryetari i Bashkise Decaro kujtoi ndjenjat e miqësisë dhe vëllazërisë që lidhin Barin me Tokën e Shqiponjave.

Qyteti i Barit ka nje marreveshje binjakezimi me Qytetin e Durrësit e ne kete kuader u mor angazhimi per forcimin e metejshem te bashkepunimit edhe ne kete drejtim.

Znj. Mburimi falenderoi z. Decaro per mbeshtetjen ndaj komunitetit shqiptar ne rajonin e Puglias, si dhe bashkepunimin e deritanishem, dhe u angazhua ne ndjekjen e projekteve te perbashketa.

120276033_657476464897473_6955540974782470772_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011274814605713
array(1) { ["section"]=> string(132) "gati-plani-per-pervjetorin-e-30-te-mberritjes-se-anijes-vlora-ne-qytetin-e-barit-konsullja-mburimi-takon-kryebashkiakun-barez-221710" }