Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburantit, i kërkon plot 46 mijë euro (ARSYEJA - Newsbomb.al zbardh të plotë çështjen)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 10-01-2018 Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburantit, i kërkon plot 46 mijë euro (ARSYEJA - Newsbomb.al zbardh të plotë çështjen)

Aktori i njohur Gaz Paja ka hedhur në gjyq kompaninë e karburantit Bolv Oil duke i kërkuar jo pak por plot 46 mijë euro për shkak të mosrealizimit të kontratës që dy palët kanë pasur me njëra tjetrën.

Të gjithë e mbajmë mend spotin televiziv ku Gaz Paja shfaqet për të reklamuar karburantin e cilësinë e Bolv Oil, por duket se pronarët e karburantit, nuk kanë qenë korrekt me pagesat e tyre për aktorin, shkruan newsbomb.al.

Në çështjen që është regjistruar për shqyrtim në gjykatën e Lartë, kërkuesi Gazmend Paja kërkon detyrimin për pagimin e shumës 1100 euro, që rrjedh nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit. Kërkohet edhe detyrim për pagimin e shumës 46 mijë euro, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit, raporton newsbomb.al.

Kërkesa është bërë në datën 9 janar të këtij viti në gjykatën e lartë dhe konstatohet sipas kërkuesit mospërmbushje e kontratës së shërbimit të qershorit 2014 e nënshkruar mes dy palëve, nga ana e sipërmarrësit të kundërpaditur dhe aktorit./newsbomb.al

vendimi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studim mbi stilin e jetesës të fëmijëve nëpër shkolla: 12% nuk marrin vakte ushqimore, 17% nuk ndjekin dot mësimin
Policia e Vlorës ndalon Volkswagen-in e dy të rinjve, kontrollojnë tapicerinë dhe gjejnë 6 kg drogë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012346982955933
array(1) { ["section"]=> string(124) "gaz-paja-hedh-ne-gjyq-kompanine-e-karburantit-i-kerkon-plot-46-mije-euro-arsyeja-newsbomb-al-zbardh-te-plote-ceshtjen-106090" }