Gazeta 'DIELLI' bën 110 vjeç, si vazhdon në SHBA vepra e Fan Nolit dhe Faik Konicës, aktivitetet në BOSTON

Publikuar tek: kulture-art, më 18:54 16-02-2019 Gazeta 'DIELLI' bën 110 vjeç, si vazhdon në SHBA vepra e Fan Nolit dhe Faik Konicës, aktivitetet në BOSTON

Gazeta “Dielli”, gazeta që u themelua në krye të herës nga Fan Noli dhe Faik Konica, mbushi sot 110 vjeç.

Si një ndër gazetat e para shqiptare të botuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shoqata Vatra, udhëtoi sot në Boston, ku u organizuan veprimtari në kryekishën e Shëngjergjit dhe në bibliotekën Noliane kushtuar 110 vjetorit të gazetës “Dielli”.

Të ftuarit i priti At Arthur Liolin dhe drejtoresha e Bibliotekës Noliane Neka Doko.

Dritan Mishto, drejtues i shoqatës Vatra, duke falenderuar mikpritësit për këtë veprimtari tha se gazeta “Dielli” është ndër gazetat që do të mbajë firmën dhe ka lënë gjurmën kryesore për shqiptarinë dhe shqiptarët. Ai falenderoi editorin aktual Dalip Greca, që I ka dhënë gazetës një frymëmarrje të re në këto kohëra.

Vetë Greca, për këtë aktivitet shkruan:

“Gazeta 'Dielli' mbetet regjistri më i vjetër i Shqiptarëve të Amerikës me një kontribut të jashtzakonshëm në historinë e shtypit shqiptar. Gazeta u kthye në një shkollë për shqiptarët e pashkolluar të Amerikës dhe mbajti ndezur idealet Kombëtare, ruajti gjuhën shqipe, traditat dhe Kulturën Kombëtare, promovoi arritjet e shqiptarëve në SHBA, dhe ndërtoi ura miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombit Shqiptar. Dielli është vlerësuar si gazetë serioze e komuniteteve në Amerikën e Veriut, madje është edhe fituese çmimesh, siç ishte çmimi i fituar në konkursin “Common Council For American Unite”, ku morën pjesë njëmijë gazeta në gjuhë të huaja që botoheshin në SHBA në fillim vitet ’50. Editor ishte Qerim Panariti.

'Dielli' ka merita të mëdha edhe në fushën e Letërsisë dhe Kritikës Letrare; në faqet e tij u botuan përkthimet e para nga klasikët e huaj, dhe u stimulua krijimtaria letrare. Gazeta”Dielli” mbetet zëdhënsja dhe misionarja më e respektuar dhe më e çmuar e shqiptarizmit në SHBA.

'Dielli' u predikoi mërgimtarëve detyrën kundrejt Atdheut. Gazeta u kthye në ushqim mendor dhe shpirtëror i domosdoshëm për shqiptarët e Amerikës, të cilët i mëkoi me dashurinë ndaj Atdheut.Diktatura komuniste u përpoq ta shuante Diellin, por nuk ia arriti, edhe pse i pushkatori apo i burgosi disa nga editoret dhe menaxheret e saj si: Bahri Omari, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Aqif Përmeti, Aqile Tasi e të tjerë.

Vatra dhe Gazeat e saj “Dielli” përbëjnë një binom të pandashëm, që i lidh e i mbanë bashkë çështja Kombëtare. Kanë thënë shpesh se Dielli dhe Vatra do të shuheshin, por jo, ato e kaluan shekullin dhe përjetojnë shekulline dytë.Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm. Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë me shqiptarinë”.

52382790_1178853558946465_7844022923009458176_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073981285095215
array(1) { ["section"]=> string(109) "gazeta-dielli-ben-110-vjec-si-vazhdon-ne-shba-vepra-e-fan-nolit-dhe-faik-konices-aktivitetet-ne-boston-153045" }