Gazeta Dita mbush 3 vjeç sot, dhe i kërkon kryeministrit Rama të shkojë të hajë tortën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:50 01-11-2015 Gazeta Dita mbush 3 vjeç sot, dhe i kërkon kryeministrit Rama të shkojë të hajë tortën Torta per tre vjetorin e gazetes \"Dita\"

Një ftesë jo e çuditshme më shumë sesa ironike i ka ardhur sot publikisht kryeministrit Edi Rama nga staf i gazetës “Dita” e cila ditën e sotme ka mbushur plot tre vjeç që në numrin e parë të daljes së saj në treg. 

Në një shkrim në gazetë, gazetarët thonë se në redaksinë e tyre mbërriti një tortë nga një lexues i rregullt i “Dita”, i cili mbi tortë kishte modeluar faqen e parë të gazetës, në numrin e saj të parë në 1 nëntor 2012.

Titulli i gazetës ka qenë “Ku fiton e ku humbet Berisha” me një karikaturë t ëish kryeministrit, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër. E meqë “Dita” kur doli ishte një gazetë tërësisht opozitare, stafi ka thënë se një copë tortë dhe pikërisht kokën e Berishës, e ruan për kryeministrin Rama, që ky i fundit, të shkojë ta konsumojë në redaksi. Madje edhe me një udhëzim: nëse ka ndërmend, duhet të shkojë shpejt, sepse torta, prishet.

E pavarësisht kësaj, edhe stafi i newsbomb.al, i uron suksese dhe jetëgjatësi gazetës falë punës së palodhur të stafit e gazetarëve të saj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020660877227783
array(1) { ["section"]=> string(91) "gazeta-dita-mbush-3-vjec-sot-dhe-i-kerkon-kryeministrit-rama-te-shkoje-te-haje-torten-24447" }