Gazeta elitare ‘The Capital’ fiton çmimin Pulitzer, por s’ka asnjë lumturi...

Publikuar tek: bota, më 11:34 16-04-2019 Gazeta elitare ‘The Capital’ fiton çmimin Pulitzer, por s’ka asnjë lumturi...

Gazeta amerikane ‘The Capital’ ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi prestigjioz që i jepet medias me të guximshme dhe më të ndershme.

 

Mirëpo, punonjësit e gazetës nuk e festuan këtë trofe pasi një vit më parë, ata ranë pre e një sulmi me armë ku për pasojë mbetën të vrarë 5 gazetarë amerikanë.

Gazetarët treguan guxim dhe pasqyruan në një reportazh të gjatë çdo detaj të ngjarjes. Reportazhi u lexua nga miliona persona në të gjithë botën. Ky artikull shokues detyroi jurinë e çmimit ‘Pulitzer’ të japë trofeun për gazetën e përditshme ‘the Capital’ e cila nga ana e saj nuk e ka festuar pasi artikulli pasqyronte pikërisht vrasjen e tmerrshme të 5 kolegëve të tyre.

Mbase ky çmim nuk do të thotë gjë për redaksinë e ‘The Capital’ por me siguri jep një mesazh kuptimplotë për vështirësitë me të cilat përballen gazetarët dhe guximin që kanë në sfidat që i sjell ky profesion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027765989303589
array(1) { ["section"]=> string(78) "gazeta-elitare-the-capital-fiton-cmimin-pulitzer-por-s-ka-asnje-lumturi-160619" }