Gazeta “Panorama”: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëninë. Këngëtarja: Oh çfarë dhimbje ka ndjerë ky kraharor

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:41 14-05-2016 Gazeta “Panorama”: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëninë. Këngëtarja: Oh çfarë dhimbje ka ndjerë ky kraharor

Një kujtim i hidhur për këngëtaren Aurela Gaçe. 5 vite më parë, Gazeta Panorama do të shkruante se Aurela Gaçe mashtroi me shtazëninë për të justifikuar dështimin në Eurosong.

Një gjë të tillë këngëtarja nuk e ka harruar. Ajo e sjell në vëmendje sot dhe jep një mesazh të fuqishëm ndërsa thotë se ka ndjerë shumë dhimbje nga ky lajm.

“Oh çfarë dhimbje ka ndjerë ky kraharor. Brenda meje rritej një ëngjëll”, shkruan Aurela e cila sot falë asaj shtatzënie ka një vogëlushe të quajtur Grace.

Rrëfimi i plotë i Aurelës:

“E shikoni kete foto ku vetem titulli te helmon? 5 vjet me pare.... Qe momenti qe mora pjese ne Eurovision, Kisha nje shije shume te hidhur dhe dy vitet e para as nuk e Shikoja...me sillte ndjesira te cuditeshme. Pastaj e hodha mbas shpine hidhesine dhe me force mbeshtesja edhe ato qe nuk Kisha asnje njohje. E ne pothuaj cdo postim, kishte shume vrer. A thua se futja ne finale, vendos per karrieren tende, a thua se ti ske punuar kurre me pare, S'kemi dhene kurre me pare gezim, emocion, dashuri..... Eshte e turpshme si hidhet poshte njeriu yt. Ka shume arsye pse nuk e arrin dot ne nje finale. Me mendjemadhesi e them , skam bere asnje gabim ne te kenduar . Perkundrazi I Kam rene kokes nje kenge specifike me nota shume te larta ku perzier me rrok ishte ndjeshm folku yne. Shume me Shane pse bera ate zgjedhje si stil kenge.

Shume me thoshin lere shqip. Shume shpreheshin se anglisht na kuptonin Ata.... e shume kishin problem se Kisha pak aksent.. E tmerrshme. Ne kemi kengetare Shqiptare qe as Shqip nuk dine te shkruajne mire , e jane rritur ketu mes trotuarit...E te mendosh se Celine Dion, Arnold Zhëarcenegger, Antonio Banderas etj etj kane bere karriere edhe pse me aksent .....ndersa ketu ? Joooo, ti duhet patjeter te jesh ne lartesirat e duhura Sipas Standarteve qe I vendosin ( kush?) Nderkohe ka shume raste ky Eurovizion ku ka pasur prurje edhe me folkun e Vendeve perkatese ( apo kur e bejne ata te tjeret eshte bukur e?) Ka pasur prurje me muzike Pop, Rock, Super balada,e shume nga ato patjeter kane pasur dicka nga vendi I vete Une Besoj se e kam provuar qe mund ti kendoj edhe baladat edhe kenget e gezuara, e kollaj mund te beja dicka te tille... ..por une ashtu doja te paraqitesha.

Ashtu besoja se do te ishim vetja jone.

Por ngado ta ktheja perseri mora shume sharje. SHARJE DERI NE LENDIM, DERI DUKE ME QUJATUR MASHTRUESE, DERI ATY SA ME AKUZUAN SE PO THOSHA SE ISHA SHTATEZANE PER TU MARRE MENDJEN NJEREZVE E TE MOS E MENDONIN DESHTIMIN

OH CFARE DHIMBJE KA NDJERE KY KRAHAROR....BRENDA MEJE RRITEJ NJE ENGJELL... DHE NJE GAZETARE VENDOSI TE PERBALTE NE MENYRE DJALLEZORE GJITHE KARRIEREN TIME, DERI NE PERBALTJE TE FIGURES TIME , DINJITETIT, TE CILIN E KAM SHUME TE SHTRENJTE. .

Mund ta hidhja ne gjyq....por vendosa te shijoja cdo dite te asaj qe me solli jeta.

Sigurisht me temperamentin tim mund te kisha bere me shume se nje gjyq... por kjo eshte hera e pare qe une e permend .....( shkrimin Panorama e ka hequr, duke Mos me kerkuar kurre falje, por ne internet si per dreq ekzistojne portale qe e mbajne akoma si relike te shperthimit djallezor) Prandaj dhe une cdo artisti qe shkon atje I jap shume mbeshtetje sepse e di gjithe rrugen ne te cilen ecen secila cdo dite deri sa ngitet ne skene. E pastaj e tmerrshme eshte Kur mbaron e ti nuk futesh ne finale. Ti kthehesh ne "deshtake: papritur. Po mire gazetat tona I lexojne ato te huajat, dine shume mirë cfare kane thene per ne. Cfare Ata thone per ne. Por nuk I thone. E njejta gje ndodhi me Eneden. Folen shume bukur BBC italia etj , por pse dikushI mes 5/6 te tjereve tha dicka jo fort te bukur, portalet tona ate paaqyrojne. Te keqen. Po pse? Ceshte ky mllef ndaj artistit? Nese ste pelqen te pakten Mos e fyej sepse artistI nuk eshte njeriu qe te ka lene jo te lumtur, PA pune , PA te Holla ne xhep. Mllefin e mbledhur nga jeta pse duhet t'a shkarkojme tek artisti???? Po nese Rona nuk do te hynte ne finale cdo te thoshin? Sepse te gjithe Jane koshiente se e bene cope me komente negative. Te gjithe e mbajne mend. Elhaida nga krenaria jone ne the voice of Italy u kthye ne cfare??? Sepse vertete dua ta kuptoj cfare ndodh me ne ai komb. Eshte e cuditshme e vetmja artiste e Kosoves tone qe mbeshteti Shqiperine mbreme ishte Rona Nishliiu. Mbase e ka bere edhe dikush tjeter por une skam pare gje. Ku jane keta artistet me shume fame , pse si perdoren nje minute te vetme ato rrjetet sociale ku mburren perdite per klikimet nga 20 miljone ne 3 muaj? Se Kur vjen puna per te thene se jemi komb I Vogel e dine, se duhen ato vota per ti dhene nje mbeshtetje nje artisteje Shqiptare qe ndodhet Perballe 45 shteteve atje , e ne me duket jemi nga me te paktet ne numer.

Pse jo?

Pse jo? Apo nuk Ben pjese ne "your fucking hot team?

Apo se " they are too cool for eurovision? Apo cfare tjeter? E njohin se njohin nje artiste, e re ose me eksperience, ajo ose ai perfaqeson kombin tend. Eshte si nje ndeshje e Kombetares tone.

E ku te gjithe behen patriote e vuuu foto me kuq e zi. Po tani pse jo? Une mbeshtes Kombetaren e kedo qe mban mbi supe ngjyrat e Flamurit ne nje shtet tjeter. Edhe ne humbje edhe ne fitore. Atehere artisti cfare ka bere ? Pse artisti eshte armiku? Pse te gjithe kunder????? Kur Jeni ju artiste qe keni shume "folloëers " Pse nuk mbeshtesni dike qe mbase s'ju pelqen por ne ate moment perfaqeson Kombin tend.

Meqe ata ne 7 miljone Shqiptare anembane rruzullit , ku gjysma jane pleq e femije , te tjeret punojne gjthe diten te paguajne faturat e shtepise, nga keta qe ngelen i bie secili vetem klikon e klikon e klikon deri sa i mpihet gishti .. .po pse s'u kerkgoni aryre fansave tuaj meqe arrijne kete numer klikimesh, mbase votojne per patriotizem eg mbase I ja hedhim me vota edhe shteteve me nga 80 miljone banore ( se Ata nuk I kane kaq klikime ne 1 muaj) .

Ohhhjuuuuu. E leme kete muhabet. Kush e ka rradhen vitin tjeter te behet gati.

Te behet gati se ne te masakrojme.

aurela_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027933120727539
array(1) { ["section"]=> string(107) "gazeta-panorama-aurela-gace-mashtron-me-shtatzenine-kengetarja-oh-cfare-dhimbje-ka-ndjere-ky-kraharor-40453" }