Gazeta turke trondit botën me titullin për masakrën e Orlandos: “50 perversë janë vrarë në lokal”

Publikuar tek: bota, më 16:25 13-06-2016 Gazeta turke trondit botën me titullin për masakrën e Orlandos: “50 perversë janë vrarë në lokal”

Gazeta turke “Yeni Akit” ka tronditur botën me titullin homofobik të vendosur për masakrën e Orlandos në SHBA, ku 50 persona mbetën të vdekur si pasojë e një sulmi me armë brenda një club-i nate.

“Numri i vdekjeve rritet në 50 në lokalin ku perversët homoseksualë shkojnë”, shkruhej në faqen online të kësaj gazete,e cila i përket ekstremit të djathtë në Turqi.  

E lidhur me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, Yeni Akit edhe më parë ka përdorur tituj dhe fjalë fyese ndaj minoriteteve në këtë vend. 

Sipas të dhënave të think-tank ‘Hrant Dink Foundation’, në vetëm katër muaj gjatë vitit 2013, kur është kryer studimi, kjo gazetë ka publikuar 175 artikuj që përmbanin gjuhë të urrejtjes kundër grupeve minoritare, kryesisht ndaj homoseksualëve, të krishterëve, armenëve apo hebrenjve.

Në orët e para të mëngjesit, Omar Mateen, 29 vjeç, hyri i armatosur në një club që frekuentohet nga homoseksualët në Orlando, duke vrarë 50 persona dhe plagosur 53 të tjerë. Presidenti Bracak Obama e konsideroi sulmin akt terrorist dhe racist. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036456108093262
array(1) { ["section"]=> string(100) "gazeta-turke-trondit-boten-me-titullin-per-masakren-e-orlandos-50-perverse-jane-vrare-ne-lokal-43357" }