Gazeta zvicerane “Blick”: Nga sot do të shkruajmë shqip

Publikuar tek: bota, më 13:06 06-06-2016 Gazeta zvicerane “Blick”: Nga sot do të shkruajmë shqip

E përditshmja zvicerane “Blick” ka habitur lexuesit, duke u bërë me dije se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri­-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe.


"Gjatë javës së ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të tabloidit  zviceran.

Gazeta Blick ka njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, por edhe për përfaqësuesen vendase.

Ditët e fundit mediat zvicerane kanë shkruar shumë për kombëtaren e De Biazit, në “Euro 2016”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025795936584473
array(1) { ["section"]=> string(58) "gazeta-zvicerane-blick-nga-sot-do-te-shkruajme-shqip-42599" }