Gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Presheva tri ditë bashkë në Fier e Berat: Aktivitetet, diskutimi për TAP dhe çmimet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 14-02-2017

Tre vjet më parë dega e Unionit të Gazetarëve të Qarkut , Elbasan , inicoi “ veprimtarinë “Dita e Miqësisë”, si lajtmotiv bashkëpunimi dhe shkëmbim përvoje dhe problematikave të Gazetarisë sot, mes të gjithë komunitetit të gazetarëve në tërë hapsirën shqipfolëse e më gjërë, në shenjë njohjeje dhe miqësie.

Ky promovim si kolegë-miq nisi për të parën herë si festim gjithëpërfshirës në qytetin e Elbasanit, për të vijuar në vitet pasardhës në Durrës dhe Shkodër-Ulqin. Edicioni i katërt, u organizua në qarqet Fier-Berat, ku ndër të tjera mund të veçohet pjesëmarrja me përfaqësues nga Konfederata Botërore e Gazetarëve, si edhe nga Sindikata Europiane e Gazetarëve.

Aktiviteti në fjalë kishte tagrën e degës së Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, nën drejtimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë , me kryetar z. Aleksandër Çipa , por si dhe vitet e tjera, në bashkëpunim me Shoqatën “RessEgnatia”, e cila ka autoritetin e plotë të organizimit dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti kombëtar e më gjërë .

Mbi 120 gazetarë nga Kosova, Mali i Zi, Presheva, Shqipëria e Veriut , Elbasani e Korça u takuan në qytetin e Fierit ku zhvilluan një takim me drejtues të degëve të Unionit të 12 Qarqeve nën drejtimin e kryetarit të UGSH , z. Aleksandër Çipa në sallën e konferencave të hotel “Fieri”.

hot.jpg

fot2.jpg

foto3.jpg

Gazetarët u pritën nga kryetari i Bashkisë Fier, Amando Subashi, në hollin e teatrit “Bylis” dhe më pas zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Fierit. Në mbrëmje, me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Subashi u zhvillua edhe ceremonia e dhënise së çmimeve për gazetarët e Fierit.

foto16.jpg

foto6.jpg

Kështu, për kontribut dhe profesionalizëm të lartë ndër vite, çmimi iu dha Redi Myftarit, për kontribut në realizimin me profesionalizëm të lartë të gazetarisë lokale-komunitare, çmimi shkoi për televizionin “Apollon” e ndërsa çmimin për kontribut ndër vite në fushën e gazetarisë lokale e mori gazetari Xhemil Beharaj.

foto17.jpg

foto18.jpg

foto19.jpg

cmim.jpg

Në ditën e dytë gazetarët patën një bashkëbisedim me përfaqësues të kompanisë prestigjioze “TAP”ku diskutuan për ecurinë e projektit por edhe problematikat e këtij projekti, si; shkatërrimi i rrugëve, shkatërrimi i gjelbërimit apo kalbja e prodhimeve si pasojë e punimeve që ka nxjerrë edhe banorët në protesta.

foto15.jpg

foto5.jpg

Fill pas këtij diskutimi, të gjithë gazetarët kanë zhvilluar një vizitë në parkun kombëtar “Apolonia”, ku u njohën  me këtë trashëgimi historiko-kulturore me vlera kombëtare e përtej. 

apol.jpg

foto10.jpg

foto12.jpg

foto14.jpg

Mbrëmja i gjeti të gjithë në Berat në një  WorkShop me temë : “Media – Pushtet Vendor-Biznes” në Partneritet ku u promovuan edhe librat  “Keshtjella e Medias”, me autor Nikoll Lesin si dhe  “Erdha vone tek ty “, me autor Besim Dybelin.

Në ditën e tretë gazetarët zhvilluan një vizitë në muzeun “Onufri”, në lagjet muzeale, “Kala” dhe guidë në qytet për të lënë takim, sërish të gjithë bashkë në edicionin e ardhshëm të 2017-ës.

 ant.jpgfot1.jpg

 

 am.jpgan1.jpgan2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emiljano Shullazi kërkesë Krimeve të Rënda: Të dëshmojnë avokatët e Gilmando Danit
Plagosja dje në Shkodër, arrestohen 3 persona (EMRAT DHE NGJARJA E DOKUMENTUAR) »
Article Logic
Execution time: 0.013350009918213
array(1) { ["section"]=> string(129) "gazetare-nga-shqiperia-kosova-mali-i-zi-e-presheva-tri-dite-bashke-ne-fier-e-berat-aktivitetet-diskutimi-per-tap-dhe-cmimet-68664" }