Gazetarët e pyesin për dorëheqjen, flet Lleshaj: Jam në detyrë, kam një mision

Publikuar tek: politike, më 10:25 16-09-2020 Gazetarët e pyesin për dorëheqjen, flet Lleshaj: Jam në detyrë, kam një mision FotoArkive: Ministri Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë mëngjesin e sotmë në Elbasan, ku ka prezantuar krijimin e Skuadrës Shqiponja për këtë qytet.

Lleshaj është pyetur nga gazetarët nëse ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ministri ka theksuar dhe njëherë se është në krye të detyrës.

"Asnjë deklaratë e kundërt nuk ka qenë, as në Shkodër as në Vlorë, thjesht kam dhënë përgjigje logjike për pyetje të tilla. Nuk kam dhënë dorëheqjen, tani jam në detyrë. Unë nuk dorëhiqem, unë ec përpara sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi zyrtare", u shpreh Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009782075881958
array(1) { ["section"]=> string(82) "gazetaret-e-pyesin-per-doreheqjen-flet-lleshaj-jam-ne-detyre-kam-nje-mision-220544" }