Gazetarët/ Skandaloze, nuk janë paguar sigurimet, rrogat edhe sot me vonesa 3 muaj

Publikuar tek: aktualitet, më 12:01 10-02-2015 Gazetarët/ Skandaloze, nuk janë paguar sigurimet, rrogat edhe sot me vonesa 3 muaj Takimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa deklaroi sot (e martë) se në tre muajt e fundit 75 media (gazeta dhe TV) kanë filluar të kenë vonesa në paga nga 1 muaj deri në 3 muaj. Situata është alarmante dhe përsa i përket pagesës së sigurimeve shoqërore në vite.

Deklarata e kreut të Unionit u bë në Durrës, ku gazetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, me iniciativën e Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, janë mbledhur në Ditën e Miqësisë së Gazetarëve, një aktivitet, në vitin e dytë të tij.

“Kemi kontaktuar me institutin e Sigurimeve Shoqërore. Dhe ju duhet të dini se gazetari nuk është cilësuar si i tillë dhe te Sigurimet Shoqerore, Gazetari cilësohet si një punonjës mediash, pra njëlloj si të jetë një shofer I një redaksie” tha Çipa.

Ndërkohë, Unioni I Gazetarëve do të vërë në dispozicion të Sigurimeve Shoqërore gjithë databeizin e Unionit ku janë 1011 gazetarë të regjistruar.

“Janë shumë vite pune që nuk janë siguruar për gazetarët. Ka ndodhur e pabesueshmja. Që nga 2007 deri në 2012, gazetarëve u janë mbajtur paratë nga rroga, me rrogën minimale pavarësisht pagesës reale, dhe asgjë nga këto nuk është paguar te sigurimet shoqërore”, tha Çipa.

Gazetarët ranë dakord të firmosin një memorandum dhe shumë shpejt Unioni I Gazetarëve do të kërkojë daljen përpara komisionit të medias në Parlament.

“Janë mbi 5700 vete që punojnë në sektorin e mediave, nga të cilët mbi 2300 gazetarë. Ne kërkojmë që vitet e humbura të 75% të rreth 1300 gazetarëve profesionistë, të gjendet mënyra sesi të kompensohen këto vite të humbura. Shuma me minimumin e pagesës shkon deri në 230 mijë euro”.

Në Shqipëri janë 22 gazeta të përditshme politike, 8 gazeta sportive, mbi 100 tv, 74 stacione në radio, dhe mbi 150 ëebe, portale, blogje etj.

Përfaqësuesit e degëve të Elbasanit, Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, Shkodrës etj, ranë dakord në firmosjen e këtij memorandumi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Filip Çakuli çon në gjykatë Sali Berishën, i kërkon vetëm 1 lek
I penduari: Tritolin farmacisë së Tahirit ia vuri Alfred Qefalia »
Article Logic
Execution time: 0.014171123504639
array(1) { ["section"]=> string(97) "gazetaret-skandaloze-nuk-jane-paguar-sigurimet-e-gazetareve-rrogat-edhe-sot-me-vonesa-3-muaj-2927" }