Gazetari Artan Hoxha kërcënohet nga ekstremistët grekë, nën shënjestrën e mediave fqinje

Publikuar tek: barometri, më 09:04 31-10-2018 Gazetari Artan Hoxha kërcënohet nga ekstremistët grekë, nën shënjestrën e mediave fqinje

Prej ditë së djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha është vënë nën shënjestrën e qindra ekstremistëve grekë të cilët i kanë dërguar mesazhe të shumta kërcënuese.

 

Pas ngjrarjes së Bularatit ku mbeti i vrarë nga forcat speciale RENEA minoritari grek Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terorrizoi të gjithë zonën duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar, tensionet në të dyja anët e kufirit janë rritur së tepërmi.

Por një koment i shkurtër i gazetarit shqiptar në profilin e tij në Facebook, arriti të bëhej lajm në dhjetra media të shtetit fqinj, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mesazhe urrejtje racore ndaj Hoxhës, siç vetë gazetari bën me dije në rrjetet sociale, janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.

Me shumë gjasë Hoxhën po e kërcënojnë edhe ata që gazetari ka denoncuar pas ngjarjes së Bularatit, anëtarë nga organizata terroriste dhe ekstremiste si Agimi i Artë dhe MAVI.

Pikërisht këta të fundit solli në vëmendje Artan Hoxha, teksa kujtoi masakrën e Peshkëpisë në vitin ’94 kur paramilitarë të organizatës terroriste MAVI hynë të armatosur në territorin shqiptar sulmuan pikën kufitare dhe vranë oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

“Nuk e harrojmë 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasësve të organizatës terroriste antishqiptare MAVI, me emrin "Pirro i parë", e përbërë nga pjestarë të forcave speciale greke dhe e armatosur deri në dhëmbë, hyri në brendësi të atdheut tonë, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu (baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini (të dy dëshmorë të atdheut) mbajti për orë të tëra peng nën grykat e armëve afro 130 ushtarë shqiptarë, të gjithë rekrutë të rinj pa armë….”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Por ngjarja e dy ditëve më parë në fshatin Bularat, tregoi se shumë pak ka ndyrshuar në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi që prej masakrës së Peshkëpisë. Tregoi se antishqiptarizmi në shtetin fqinj është po aq i fortë. Se masakra si ajo e Peshkëpisë rrezikojnë të përsëriten. Se terroristët, ekstremistët dhe albanofobët grekë tashmë mund të kërcënojnë këdo, qoftë qytetar i thjeshtë, gazetar, polic apo ndoshta edhe politikan shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040210962295532
array(1) { ["section"]=> string(94) "gazetari-artan-hoxha-kercenohet-nga-ekstremistet-greke-nen-shenjestren-e-mediave-fqinje-139688" }