Gazetari Artan Hoxha rikthehet me dossierin e famshëm “Xhungël”

Publikuar tek: aktualitet, më 18:20 21-09-2018 Gazetari Artan Hoxha rikthehet me dossierin e famshëm “Xhungël”

Gazetari investigativ Artan Hoxha do të nisë sërish punën për prodhimin e serive të reja të dossierit të famshëm “Xhungël”.

Hoxha premton investigime, video ekskluzive dhe dosje sekrete nga bota e krimit, mafias dhe politikës në Shqipëri dhe më gjerë.

Emisioni “Xhungël” ka trajtuar në të kaluarën disa nga çështjet më të bujshme, nga “Dosja Tropoja”, vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, bankierit Artan Santo, “21 Janarin”, “Lazaratin” e shumë të tjera.

“A e mbani mend këtë logo?!!!! XHUNGËL, së shpejti në aksion, në skutat më të errëta të botës së krimit dhe lidhjeve korruptive me politikën, ku askush më parë nuk ka depërtuar...”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen foto pikante nga udhëtimi i gazetarëve në Stamboll  
Gjendet drogë në burgun e Shënkollit »
Article Logic
Execution time: 0.013701915740967
array(1) { ["section"]=> string(68) "gazetari-artan-hoxha-rikthehet-me-dossierin-e-famshem-xhungel-135156" }