Gazetari bën deklaratën e frikshme: S’duhet të përmendim emra. Vajzat në kampin Al-Hol i vrasin nëse thonë se duan të kthehen (Një grua shtatzënë u gjet e therur)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:03 27-10-2020 Gazetari bën deklaratën e frikshme: S’duhet të përmendim emra. Vajzat në kampin Al-Hol i vrasin nëse thonë se duan të kthehen (Një grua shtatzënë u gjet e therur) Taulant Kopliku

Gazetari shqiptar që jeton në Itali, Taulant Kopliku tha sot në “open” se gratë, sidomos vajzat e reja në kampin Al-Hol, kanë frikë të thonë se duan të kthehen, pasi nëse merret vesh dhe nga gratë e tjera në kamp, ato rrezikojnë jetën e tyre.

Duke iu referuar rastit të Eva Dumanit, ai tha se ka gra të cilat janë të ideologjizuara dhe pengojnë gratë e tjera apo vajzat që të dalin nga kampi.

Kopliku: Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të friksuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Njëra ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e therur atje. Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit janë fëmijët tanë thonë ata të ISIS-it. Shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë atyre në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeçë është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo....

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prej 2 javësh tè 'ngujuara', gazetarja jep detajin e dhimbshëm: Disa nga grevistet e Ballshit janë me KANCER GJIRI
Sufali tregon momentet e para të takimit me personat e shpëtuar: Në Al-Hol përjetojnë tmerr përtej imagjinatës »
Article Logic
Execution time: 0.016666889190674
array(1) { ["section"]=> string(140) "gazetari-ben-deklaraten-e-frikshme-s-duhet-te-permendim-emra-vajzat-ne-kampin-al-hol-i-vrasin-nese-nje-grua-shtatzene-u-gjet-e-therur-225429" }