Gazetari: Betonin te Veliera në Durrës e hedh firma e vëllait të Vangjush Dakos

Publikuar tek: aktualitet, më 23:30 11-04-2017 Gazetari: Betonin te Veliera në Durrës e hedh firma e vëllait të Vangjush Dakos

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në Facebook disa dokumente që sipas tij tregojnë se kompania që hedh beton tek Veliera i ka kaluar vëllait të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Firma më parë ka qenë në pronësi të vetë Vangjush Dakos, i cili më pas ia kaloi pronësinë vëllait të tij.

Denoncimi në Facebook i gazetarit Flamur Vezaj:

Fenomeni i betonizimit nga Vangjushi!

Te ndertosh ne zonen Arkeologjike te kategorise “A” eshte nje krim! Por ky krim kur kryhet nga zyrtare te veshur me pushtet, quhet krim shteterore per te cilin as policia dhe as prokuroria nuk po nderhyjne! Ky krim po ndodh ne Durres ne ndertimin e “Velieres” qe me vendim Gjykate eshte urdheruar pezullimi i punimeve! Por ajo qe bie ne sy ne Durres prej kohesh eshte fakti se cdo kompani private qe kryen punime publike per llogari te Bashkise se Durresit furnizohet me beton nga ish-shoqeria e Vangjushit por qe tani administrohet nga i vellai i tij E.Dako!

Edhe ne punimet per ndertimin e “Velieres” prane Torres Veneciane ne Durres, kompania qe po furnizon firmen e ndertimit me beton eshte shoqeria e vellait te kryetarit te Bashkise! Ndoshta kjo eshte edhe njera nga shume arsyet pse Vangjushi kerkon qe te zbatohet me cdo kusht projekti i betonizimit te kesaj zone arkeologjike! Me posht keni fotot zyrtare te QKB-se, qe tregojne se kompania e betonit ka qene e Vangjushit dhe i ka kaluar vellait! Si dhe foto e makinerive qe po hedhin beton prane Torres Veneciane e qe i perkasin kompanise se vellait te kryetarit!

qwerqwe2we2wrg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036433935165405
array(1) { ["section"]=> string(84) "gazetari-betonin-te-veliera-ne-durres-e-hedh-firma-e-vellait-te-vangjush-dakos-74874" }