Gazetari Çipa denoncim juridik për shtëpinë e Frashërllinjve, fton kolegët për ringritjen e muzeut

Publikuar tek: aktualitet, më 21:23 10-09-2015 Gazetari Çipa denoncim juridik për shtëpinë e Frashërllinjve, fton kolegët për ringritjen e muzeut

Gazetari Aleksandër Çipa e ka konsideruar krim antishqiptar dhe ka paralajmëruar denoncim juridik për gjendjen në të cilën ndodhet shtëpia e Frashërllinjve në Përmet.

I alarmuar nga fotot e publikuara, Çipa shprehet se përdhosja e një objekti muzeal është vepër e antishqiptarëve dhe që tejkalon çdo gjymtim për identitetin dhe ndjenjën kombëtare.

Ai ka ftuar kolegët, fondacionet apo institucionet të kontribuojnë për të ringritur shtëpinë muze të vëllezërve Frashëri në fshatin që mban të njejtin emër në Përmet.

Statusi i Aleksandër Çipës:

Unë shpall denoncimin juridik ndaj këtij krimi antishqiptar!!!!

Kjo pamje turpi dhe kjo vepër turpi është një atentat ndaj krejt krenarisë dhe shpirtit tonë kombëtar. Përdhosja në këtë mënyrë e këtij objekti muzeal është vepër e pështyre e antishqiptarëve. Kjo është një vepër që tejaklon çdo krim dhe çdo akt gjymtimi për identitetin dhe sidomos ndjenjën kombëtare.

Autorësia e atyre që e kanë bërë dhe sidomos përgjegjësia e atyre që e kanë lënë në këtë gjendje, nuk mund të falen dhe nuk mund të tolerohet. Personalisht si gazetar dhe bir i këtij vendi, shpall aktivizmin tim për të udhëtuar drejt Frashërit për ta rikthyer Shtëpinë e Frashërllinjve në gjendjen e merituar.

Apeloj pranë gjithë kolegëve dhe bijve që e duan dhe jetojnë me kulturën shqiptare të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Personalisht nismoj ngritjen e denoncimit juridik për këtë gjendje dhe ftoj individë, subjekte, fondacione, organizata dhe institucione të tjera të kontribuojmë sa më parë dhe pa humbur ditë për ringritjen e muzeut, Shtëpisë së Madhe të Frashërllinjve, duke e ringritur bibliotekën e kësaj Shtëpie e cila, në këtë pamje dhe në këtë shembje, është e djegur më keq se në mësymjen mesjetare të andarteve.

Atdheu është atje në Frashër dhe tek ajo Shtëpi ne kemi themelinë e zemrës kombëtare! Nëse mungojnë dhe kanë vdekur pushtetet, triumfon dashuria! Ajo Shtëpi është një arsye e madhe për fëmijet e mi!!!! Bijtë e saj janë themeltare, ndërsa njëri është Naim Shqipëria!!!!

Lexo edhe: Biblioteka e Frashërllinjve në gjendje të mjeruar, askush nuk ndërhyn

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shisnin dele pa kupon tatimor, ndiqen në gjendje të lirë 6 persona
“Çmendet” qeveria: 3 vjet burg për evazorët. 7 vite burg për tatimorët »
Article Logic
Execution time: 0.011478900909424
array(1) { ["section"]=> string(103) "gazetari-cipa-denoncim-juridik-per-shtepine-e-frasherllinjve-fton-koleget-per-ringritjen-e-muzeut-20494" }