Gazetari Aleksandër Çipa denoncon: Ky nuk është investim, por sjellje kriminale në rrugën kombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 14-07-2017 Gazetari Aleksandër Çipa denoncon: Ky nuk është investim, por sjellje kriminale në rrugën kombëtare

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka denoncuar “investimin” e kryer në segmentin e rrugës kombëtare Pogradec-Korcë.

Ndonëse është një aks shumë i rëndësishëm dhe me fluks, ky segment rrugor nuk është i shtruar me asfalt dhe i mbuluar nga pluhuri. Çipa e quan “krim anti-turrizëm, anti-shtet, anti-biznes dhe anti- mushkërive të njerëzve” dhe akuzon kompaninë, pasi siç thotë ai, nuk ka më shumë se tetë punëtorë dhe tri mjete në rrugë që punojnë, shkruan newsbomb.al.

“Ky nuk është investim, por thjesht një sjellje kriminale nën mbulesën e të quajturit investime publike në infrastrukturen rrugore. Ky është peizazhi që zgjatohet në segmentin e rrugës kombëtare Pogradec-Korcë këtë muaj.

Nuk dihet se sa do të mbesë nën këtë pluhur dhe në zvarritjen e punimeve të një kompanie që nuk ka me shumë se tetë punëtorë dhe tri mjete në rrugë.

 Ky është një krim anti-turrizem, anti-shtet, anti-biznes dhe anti- mushkërive të njerëzve. Banesat dhe pemetoret përgjate këtij segmenti rrugor janë zhytur në pluhur dhe nën një përbaltje të pluhurt.

 Nuk dihet sa do të mbesë në fuqi kjo gjendje. Por meqenëse Kryeministri kërkon komunikime për interesa të tilla publike le të reagojë! Ndërkohë shumë media online e kanë pasqyruar më shumë këtë skandal...”, shkruan Çipa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030261993408203
array(1) { ["section"]=> string(87) "gazetari-denoncon-ky-nuk-eshte-investim-por-sjellje-kriminale-ne-rrugen-kombetare-86137" }