Gazetari duartroket Rudina Hajdarin: Mos dëgjo Brisin, ajo shkon nga fryn era. I kundërpërgjigjet ish-drejtoresha e Tatimeve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 06:24 23-09-2020 Gazetari duartroket Rudina Hajdarin: Mos dëgjo Brisin, ajo shkon nga fryn era. I kundërpërgjigjet ish-drejtoresha e Tatimeve (VIDEO) FotoMontazh: Hajdari - Burimi - Shehaj

Gazetari i Radio France në Paris, Genc Burimi gjatë një lidhje direkte që ka bërë mbrëmjen e djeshme me emisionin e Sonila Meços, i ka dalë në mbështetje deputetes Rudina Hajdari, e cila u përfshi në një debat me ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj për reformën zgjedhore.

“Dua të bëj një parantezë. Dua të duartrokas zonjën Hajdari. Nuk e njoh. Jam shumë i impresionuar. Përjetova një çast patetik televiziv, një gjueti shtrigash. Zonja Hajdari mbrojini deri në fund idetë tuaja. Bravo ju qoftë! Mos dëgjoni as Brisin, askënd në botë. Kemi një shprehje në frengjisht: “Nuk hidhet bebja me ujin e bebes”. Deri në fund shkojini idesë. Mos u impresiononi nga Brisi që shkon nga fryn era. Një herë te PS, një herë te LSI. Ju jeni një deputete, nuk mund të pranoni nga znj.Brisi këto manovra”, tha Burimi.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi ish-drejtoresha e Tatimeve në kohën e PS, deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme do jetë kandidate e LSI për deputete.

E ftuar në studion e emisionit “Tempora”, Shehaj iu kundërpërgjigj gazetarit Genc Burimi. “Për të sqaruar qëndrimin e LSI. LSI ka bërë propozimin për hapjen 100% të listave  që në vitin 2017. Unë, si njeri i lirë i këtij vendi, ditën që u bën ndryshimet kushtetuese, që u bënë publike, jam shprehur në rrjetet e mia sociale”, tha Shehaj ndër të tjera.

Ndiqni VIDEON:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011351823806763
array(1) { ["section"]=> string(134) "gazetari-duartroket-rudina-hajdarin-mos-degjo-brisin-ajo-shkon-nga-fryn-era-i-kunderpergjigjet-ish-drejtoresha-e-tatimeve-video-221307" }