Gazetari e zbulon për herë të parë: Kjo është fjala e fundit që Azem Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej

Publikuar tek: aktualitet, më 21:26 23-09-2020 Gazetari e zbulon për herë të parë: Kjo është fjala e fundit që Azem Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej Fatmir Haklaj - Azem Hajdari

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për vrasjen ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, duke zbuluar për herë të parë se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej nga ky i fundit.

“U takuam edhe një herë”, kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, thotë gazetari.

Në momentin që ndodhi vrasja, Fatmir Haklaj ishte i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, ndërsa Hajdari doli nga selia e PD-së në Tiranë me 2 truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza.

Fatmir Haklaj tashmë nuk jeton më, ashtu si truproja Besim Çera, ndërsa Jaho Mulosmani është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-truproja i Sali Berishës Izet Haxhia, që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010804176330566
array(1) { ["section"]=> string(121) "gazetari-e-zbulon-per-here-te-pare-kjo-eshte-fjala-e-fundit-qe-azem-hajdari-i-tha-fatmir-haklajt-para-se-te-vritej-221429" }