Gazetari Edmond Arizaj: Koha për të mbështetur Ramën! Coronavirusi rrezikon të na kthejë si italia

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:05 25-03-2020 Gazetari Edmond Arizaj: Koha për të mbështetur Ramën! Coronavirusi rrezikon të na kthejë si italia Arizaj

Gazetari Edmond Arizaj thotë se ka kohë për sulm por ka dhe kohë për mbështetje.

E kjo sipas tij është koha për të mbështetur kryeministrin Rama pasi rrezikojmë që te kthehemi si Italia për shkak të Covid 19 që deri tani në Shqipëri u ka marrë jetën 5 personave ndërsa janë infektuar 146 të tjerë. E ndërsa në Itali bilanci është tragjik, pasi çdo 24 orë, vdesin me qindra e qindra njerëz.

Nga Edmond Arizaj

Ka një kohë për sulm, por ka dhe një kohë për mbështetje.

E sot, është koha për mbështetje ndaj kryeministrit Edi Rama. Mos vallë hoqa dorë nga mendimi se është PR-isti më i madh në vend? Jo. Mos vallë hoqa dorë nga mendimi se është i aftë të të bëjë të mendosh me trutë e tij?

 Jo. Vazhdoj të mendoj se është po aq propagandist, po aq manipulator, po aq egoist, arrogant, e narcizist.

Por ajo qe ka nisur pika pika në hartën e Shqiperisë, duke skuqur ditë pas dite qytetet dhe zgjeruar shtrirjen e Sars-Cov-2, te njohur si koronavirus, rrezikon të na ktheje si Italia.

Rreth dy muaj më parë, keshtu nisi dhe Italia, pika pika të kuqe në hartën e saj. E sot...Ndërsa sot, pikerisht sot ne vendin tone, te vetmin qe pashe te merrte ne sy rrezikun e infektimit per te dhene mesazhin jo nepermjet kameres, se DUHET NDENJUR NE SHPI, ishte kryeministri Rama. Mund ta etiketojme si te duam, mund te kemi urrejtje patologjike e qejmbetje historike, por po ben realisht ate qe duhet, ate qe pritet nga nje kryeminister. Te udheheqe. Nuk po shkon si koleget evropiane a boterore te vizitoje te semuret ne spitale, i veshur si Lui Amstrong, sepse i ka lene ne dore te atyre qe jane me te afte, mjekeve, por doli ne rruge, ne treg, te beje ate qe di te beje me mire, te mbushe mendjet. Ndaj duhet mbeshtetur. Ne nuk jemi te paprekshem. Nuk na mbron as hudhra e as rakia. Nuk na mbron as arratisja ne fshatra e ne male. Duhet te ndihmojme veten. Duhet te ndihmojme njeri tjetrin. E ne kete rast duhet te ndihmojme edhe perpjekjet e Rames. Nje njeriu qe nuk trembet nga infeksioni, pavaresisht distances, nje njeriu qe e merr rrezikun ne sy, qofte edhe per nje foto sensibilizuese, nuk i thua dot se po luan teater. Sepse i bie te jete aktor kumarxhi me jeten e vet. E kete nuk e besoj per Ramen. Por ama besoj shume se po ben mbimaximumin qe Shqiperia te dale sa me pak e prekur. A, nese disa duan me domosdo rrezimin e Rames. Nese jane te afte, te luajne si opozita ne Angline e pas Luftes se Dyte Boterore. Curcilli fitoi mbi nazizmin, mbrojti Angline, doli triumfator ne bote, por ama humbi zgjedhjet ne vend ne 1945, perballe opozites qe ishte krah tij ne kohen e luftes, sepse ishin ne krah te njerezve, sepse popullin e kishin te perbashket.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011226892471313
array(1) { ["section"]=> string(103) "gazetari-edmond-arizaj-koha-per-te-mbeshtetur-ramen-coronavirusi-rrezikon-te-na-ktheje-si-italia-200043" }