Gazetari flet për një video-skandal të prokurorit shqiptar brenda hotelit luksoz, presioni i bëhet nga Ambasada e SHBA?

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 02-02-2017 Gazetari flet për një video-skandal të prokurorit shqiptar brenda hotelit luksoz, presioni i bëhet nga Ambasada e SHBA? HOTELI PER TE CILIN SHKRUAN HOXHA

Gazetari Artan Hoxha kë bërë një postim provokues pas përplasjes së Prokurorisë së Përgjithshme me Ambasadën e SHBA-së, ku paralajmëron një prokuror, pa e identifikuar më shumë, që të mos paraqitet më me shoqëruesen e tij në hotelin luksoz në Vjenë të Austrisë.

Hoxha lë të kuptohet se ekziston një video që vërteton këtë lidhje kur thotë se serveri i hotelit nuk është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa bën një paralele me serverin e resortit “Santa Quaranta”, ku nuk është gjetur asnjë video për t’u sekuestruar si provë nga policia, pasi serveri është zhdukur.

Gazetari Hoxha shkruan se lajmi vjen nga “Rruga e Elbasanit”, term që i referohet shpesh Ambasadës Amerikane, për shkak të vendodhjes së saj në këtë rrugë të kryeqytetit.

“Prokurori dhe shoqëruesja e tij, lajmërohen të mos paraqiten më në dhomen nr. 401 në hotelin luksoz me arkitekturë supermoderne, Stephansdom Hotel, Viene, Austri... Lajmi nga "Rruga e Elbasanit"... Serveri hotelit nuk është zhdukur pa lënë gjurmë si serveri i Santa Quaranta të Balilit në Sarandë… Ngjashmëria me emra konkret është thjesht çështje koecidence”, shkruan Hoxha. 

Lexo edheProkuroria denoncon Donald Lu: Kërkoi mbylljen e hetimit për Bankers, ambasadori zot në politikën shqiptare, por jo tek ne

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo punonjëse ka ditur të bëhet milionere, ja shuma marramendëse që arriti të vjedhë nga Ujësjellës Kanalizimet
Në 24 orët e fundit, shqiptarët vazhdojnë çarmatosjen: Dorëzohen 36 armë zjarri, 1160 fishekë, 3 granata, 1 predhë... (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011039018630981
array(1) { ["section"]=> string(123) "gazetari-flet-per-nje-video-skandal-te-prokurorit-shqiptar-brenda-hotelit-luksoz-presioni-i-behet-nga-ambasada-e-shba-67474" }