Gazetari gjerman qëndron 10 ditë me ISIS dhe thotë: Ata po planifikojnë një tsunami nuklear

Publikuar tek: bota, më 11:11 30-09-2015 Gazetari gjerman qëndron 10 ditë me ISIS dhe thotë: Ata po planifikojnë një tsunami nuklear Ushtare te ISIS

Terroristët islamikë të ISIS duan të zhdukin perëndimin nga faqa e dheut me një holokaust nuclear sipas një gazetari që kaloi 10 ditë me grupin ndërkohë që bën kërkime për një libër.

Grupi terrorist e lejoi gazetarin Jurgen Todenhofer që të bashkohej me ta sepse ai ka qenë një kritik i madh i politikës së SHBA ndaj Lindjes së Mesme.

Gazetari gjerman, sipas Daily Mail tha se grupi terrorist kërkon të lancojë një “tsunami nuklear” kundër perëndimit dhe çdokujt tjetër që është kundër planeve të tyre për një kalifat islamik. 

Ish-deputeti gjerman 75 vjeçar Jurgen Todenhofer shkruajti gjetjet e tij në një libër të ri “Brenda ISIS- 10 ditë në shtetin islamik”. Ai tha se kur mbërriti në territorin e kontrolluar nga ISIS, aid je djali i tij u detyruan që të hiqnin telefonat. Ai tha se kishte disa muaj që fliste nepërmjet Skype me organizatën përpara se të lejohej të udhëtonte në zonë. Ai i tha Allan Hall në The Express: Sigurisht që i kam parë videot e tmerrshme, brutale dhe sigurisht më shkaktuan shqetësime të mëdha në negociatat e mia për të siguruar sesi mund të shmangia një gjë të tillë. Por përpara se të nisesha, i thashë dëshirat e mia”.

“Njërëzit atje jetojnë në kasolle, barraka, në shtëpi të bombarduara. Unë fjeta në dysheme. Kisha një cantë shpine për të fjetur”. Ai tha se Isis i përdor videot për të hapur panik te popullsia civile në mënyrë që ta bëjnë me të thjeshtë vendosjen e zonës nën kontroll. Todenhofer është I shqetësuar dhe thotë se ISIS është ndër organizatat terroriste më të rrezikshme që ai ka parë. “Nuk shoh ndonjë që ka shance reale që ti ndalojë ata. Vetëm arabët mund të ndalojnë ISIS. Jam kthyer që andej shumë pesimist”.

jurgen

Ai thotë se organizata terroriste është më e organizuar dhe më e rrezikshme sesa mendojnë njerëzit në perëndim. Perëndimi sipas tij, nuk e ka idenë se me çfarë rreziku po përballet dhe e ka nënvleftësuar rrezikun e organizatës. Reporteri gjerman shpenzoi kohën më të shumtë në Mosul në Irak, por gjithashtu udhëtoi në territoret e kontrolluara nga ISIS, Raqqa dhe Deir ez-Zor në Siri. “Janë brutal në ekstrem. Jo vetëm në prerje kokash. Flas për një strategji të pastrimit fetar. Kjo është filozofia e tyre zyrtare. Ata flasin për 500 milionë njerëz që duhet të vdesin”.

Ai thotë se ISIS është shumë e sigurt se do të fitojë luftën. “Luftëtarët e ISIS janë më të zgjuar dhe më të rrezikshëm sesa besojnë liderët tanë. Në shtetin islamik ka shumë entuziazëm për fitoren të cilën nuk e kam parë në zona të tjera lufte”.

Gazetari thotë se ISIS ka plane për një genocide masiv me qëllim zhdukjen e ateistëve dhe religjioneve që nuk e përshkruajnë veten të lidhur me Islamin. “Të gjithë myslimanët e moderuar që promovojnë demokracinë duhet të vriten. Sepse, nga perspektiva e shtetit islamik ata promovojnë ligjet njerëzore mbi ligjet e zotit”.

“Kjo është strategjia e pastrimit fetar më e madhja që është planifikuar ndonjëherë në historinë njerëzore” shton gazetari në intervistat e dhëna për televizionet gjermane. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075467109680176
array(1) { ["section"]=> string(96) "gazetari-gjerman-qendron-10-dite-me-isis-dhe-thote-ata-po-planifikojne-nje-tsunami-nuklear-21996" }