Gazetari Hoxha jep DETAJE të forta për atentatin MAFIOZ që iu bë Ilir Zelkës në Brazil: Punonte aty për llogari të një grupi nga Fieri, s’e kanë vrarë shqiptarët...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 03-12-2020 Gazetari Hoxha jep DETAJE të forta për atentatin MAFIOZ që iu bë Ilir Zelkës në Brazil: Punonte aty për llogari të një grupi nga Fieri, s’e kanë vrarë shqiptarët... Fotomontazh

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e para tre ditëve në Sao Paolo të Brazilit, ku në lokal “Zyrih” mbeti i vrarë shqiptari Ilir Zelka.

Hoxha tha se 47-vjeçari punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që ka 20 vite që merret me trafikim lëndësh narkotike dhe nuk është goditur asnjëherë.

Sipas Hoxhës, ai është vrarë nga vendas atje dhe jo nga shqiptarë, pasi lufta nuk është mes shqiptarëve, por mes karteleve në vendin e origjinës.  

Hoxha: Ky ka qenë në Brazil disa herë për llogari të një grupi kriminal nga qyteti i Fierit dhe ka punuar në kuadër të këtij grupi. Kryesore ka qenë trafiku i kokainës. Brazili është një linjë si Venezuela dhe Ekuadori, ku gjendet kontraktet e duhura. Në rastin konkret del se ka punuar për llogari të një grupi nga Fieri në Brazil, që unë kam 20 vite që e kam skeduar. Interesat që përfaqësonte viktima janë për llogari të këtij grupi. Në datën 20 ka shkuar atje. Të gjitha vaktet i konsumonte te ai lokal. Shqiptarët atje nuk bëjnë luftë me njeri-tjetrin. Kartelet atje janë në luftë me njeri-tjetrin. Në Sao Paolo ka rrezikshmëri të lartë. Atje për pagesa të vogla të bëjnë namim e jo më për trafik të madh kokaine. Shqiptarët s’të vrasin atje, se ta gjejnë anën këtu. Është e njejtë me rastin e Ekuadorit.

Nga ana tjetër, gazetarja e kronikës Klodiana Lala, tha se Zelka sipas informacioneve ishte në Sao Paolo të Brazilit si një garanci.

Lala: Kartelet atje i kanë të pikasur dhe të lokalizuar personat që shkojnë për trafik droge apo që bëjnë lidhje. SPAK më ka dhënë informacione që ky person nuk ka qenë i skeduar, nuk kishte hetim pasuror për të. Dyshohet se përmes kësaj kompanie që kishte në Çeki janë bërë transaksione të mëdha parash. Nuk ka rekord të hapur në prokurori Ilir Zelka. Ky ishte peng atje, një lloj garancie.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Disa zona të Tiranës mbeten pa energji elektrike, OSHEE jep njoftimin për nesër (ORARI)
Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha zbulon arsyen pse policia nuk e kap autorin »
Article Logic
Execution time: 0.010509014129639
array(1) { ["section"]=> string(166) "gazetari-hoxha-jep-detaje-te-forta-per-atentatin-mafioz-qe-iu-be-ilir-zelkes-ne-brazil-punonte-aty-per-llogari-te-nje-grupi-nga-fieri-s-e-kane-vrare-shqiptaret-230106" }