Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar në “Opinion” se “personi që është nisur me motor për të ekzekutuar Tom Doshin, shkoi tek Artan Santo.”
Hoxha ka theksuar se këtë gjë ia ka thënë edhe deputetit Tom Doshi, për të cilin Këshilli i Mandateve vendosoi në orët e vona të mbrëmjes së 25 marsit, heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.
Tentativa e parë për të vrarë Tom Doshin është bërë më 21 qershor të vitit 2014, ndërsa vetëm 5 ditë më vonë, më datë 26 është vrarë gjatë një atentati në zonën e ish-Bllokut, biznesmeni Artan Santo.
Gazetari Hoxha ka thënë gjithashtu me herët se në videot e tjera që priten të shfaqen për çështjen “Doshi”, janë të implikuar edhe familjarë të politikanëve të rëndësishëm në afera anti-ligjore.
Kujtojmë se dje, Doshi dhe avokatët e tij kanë folur për ekzistencën e një video të regjistruar midis tij dhe Durim Bamit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Bami pranonte se kishte ndryshuar dëshminë e tij për shkak të presionit që i kishte ardhur nga njerëz me pushtet. Video nuk është pranuar nga përfaqësuesit e PS-së që Këshilli i Mandateve ta marrë si provë.
Lexo edhe:
Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut
Doshi: Efektivi i Policisë kërcënoi Bamin se do t’i vriste fëmijët
Zbardhen debatet plota/ Ristani: Për çfarë e akuzoni Doshin? Prokurori: Nuk ka akuzë ndaj tij