Gazetari Hoxha tregon si lindi konflikti mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit, u përplasën për pazarin e drogës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 03-02-2018 Gazetari Hoxha tregon si lindi konflikti mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit, u përplasën për pazarin e drogës

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar detaje lidhur me vrasjen e bujshme të disa ditëve më parë në Tiranë.

Në një interviste për emisionin “Kjo Javë”, Artan Hoxha u shpreh se Domart Konjari dhe Devi Kasmi ishin të njohur që në fëmijëri.

Ndër të tjera Hoxha është shprehur se emri i vërtetë i Devi Kasmit është Dëfrim Kasmi dhe bashkë me Konjarin kishin punuar në Spanjë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

“Kemi të bëjmë me një luftë të bandave për territorin e drogës. Dëfrim Kasmi dhe Domart Konjari kaë qenë miq dhe shumë të ngushtë kanë punuar bashkë janë rritur bashkë në një lagje. Të dy kanë qenë në Spanjë, në grup kanë pasur edhe të tjerë por këta kanë të dy të njohur. Një mendje diabolike ka futur përçarje mes tyre. E gjithë ka ndodhur për një mospagim të parave për një pagesë të madhe. Në momentin kur kishte shkuar për të marrë pagesën është qelluar. Dhe dyshimet janë që autori i atentatit dyshohet Dëfrim Kasmi. Për fat të mirë ai ka shpëtuar por personi tjketr ka ndërruar jetë. Nga informacionet që unë që kam ai nuk ka vdekur nga plumbat por nga ataku, siç duket nga frika e madhe që ka pësuar. Ka pasur përpjekje për t’u pajtuar dhe nuk ja kanë arritur dhe konflikti ka vazhduar, deri në këtë pikë që u ekzekutua Dërfim Kasmi”,- tregoi Artan Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074260234832764
array(1) { ["section"]=> string(116) "gazetari-hoxha-tregon-si-lindi-konflikti-mes-domart-konjarit-dhe-devi-kasmit-u-perplasen-per-pazarin-e-droges-109007" }