Gazetari i famshëm vdes pas sulmit nga krokodili

Publikuar tek: bota, më 20:22 15-09-2017 Gazetari i famshëm vdes pas sulmit nga krokodili

Gazetari i njohur i “Financial Times” Paul McClean ka gjetur vdekjen pasi u sulmua nga një krokodil  në Siri Lanka.

Paul McClean, 24 vjeç, nga Thames Ditton në Surrey, u tërhoq në një lumë pranë Arugam Bay, thënë dëshmitarët.

Fawas Lafeer tha se gazetari i Financial Times ishte duke larë duart në lumë kur u sulmua.

Policia lokale ka konfirmuar se trupi i McClean u gjet në një lagunë nga një ekip kërkimi i Marinës së Sri Lankës.

Redaktori i Financial Times (FT) Lionel Barber tha në Tëitter: “Paul McClean ishte një gazetar i shkëlqyer i ri me një të ardhme të madhe në FT”.

Gazeta shtoi se trupi i të diplomuarit të Oksfordit ishte identifikuar nga shokët që po udhëtonin me pushime në Sri Lanka dhe shkaku përfundimtar i vdekjes nuk ishtegjetur  ende.

erf34ygwefg4.jpg

James Lamont, redaktor menaxhues i FT, tha se ai ishte një gazetar “i talentuar, energjik dhe i përkushtuar” me një sy për tregimet e fshehura.

“Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me familjen e tij dhe me Zyrën e Jashtme dhe Komonuelthit dhe duke ofruar ndihmën e FT,” tha ai.

“Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të dashurit e tyre, ne jemi në kontakt me ta, duke bërë gjithçka që mundemi për të ndihmuar gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011528015136719
array(1) { ["section"]=> string(54) "gazetari-i-famshem-vdes-pas-sulmit-nga-krokodili-92501" }