Gazetari i njohur britanik vlerëson deputeten e PD: Duma është një nga politikanet më të besueshme në botë, kujdesuni për të

Publikuar tek: politike, më 16:23 12-02-2019 Gazetari i njohur britanik vlerëson deputeten e PD: Duma është një nga politikanet më të besueshme në botë, kujdesuni për të

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin Ian Pelham Turner, një figurë e njohur në gazetarinë britanike.

Intervistën e  ka postuar  në profilin e saj në ‘Facebook’, ku ajo që tërheq vëmendjen është komenti që i ka lënë Ian Pelham Turner.

Gazetari i njohur shprehet se intervista me Dumën është shumë i nderuar që e ka takuar dhe se ajo është një femër inteligjente, që flet me ndjenja dhe pasion.

‘Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

 Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta.

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë’, shkruan gazetari i njohur.

 

grida-koment-e1549972002231.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e opozitës, PD: Shqiptarët do t’i bashkohen se e dinë mirë që kriminelët dhe bandat janë me Edi Ramën
Qytetarja i qan hallin, BASHA bën PARALAJMËRIMIN e fortë nga Elbasani: Të shtunën do i zëmë në çark si minj »
Article Logic
Execution time: 0.0045387744903564
array(1) { ["section"]=> string(129) "gazetari-i-njohur-britanik-vlereson-deputeten-e-pd-duma-eshte-nje-nga-politikanet-me-te-besueshme-ne-bote-kujdesuni-per-te-152514" }