Gazetari i njohur i ekranit flet për aktin më të madh korruptiv ndonjëherë në Shqipëri: Nuk dua ta besoj, skandal

Publikuar tek: aktualitet, më 12:40 05-03-2017 Gazetari i njohur i ekranit flet për aktin më të madh korruptiv ndonjëherë në Shqipëri: Nuk dua ta besoj, skandal

Gazetari i njohur i ekraneve shqiptare, Denis Dyrnjaja nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale flet për skandalin më të madh korruptiv ndonjëherë në Shqipëri.

 Bëhet fjalë për 11 mijë diploma false të lëshuara nga universitetet shtetërore dhe private të cilët sot mund të jenë në vende të pamerituara pune. Sipas gazetarit nëse ky lajm është i vërtetë është ndër skandalet më të mëdha në botë.

Statusi i plotë:

“Nuk dua ta besoj që janë 11 mijë diploma false në qarkullim të lëshuara nga universitete publike dhe private sikurse qarkullon një lajm. Nëse është kështu ky është akti më i madh korruptiv masiv, sepse këta 11 mijë të diplomuarit marrin në qafë çdo ditë qindra mijëra njerëz aty ku dhe kanë zënë vende të pamerituara pune. Të mendosh që shumë nga këta mund të jenë mësues pra duhet të japin dije të paditurit dhe mjekë ose infermierë që iu besohet jeta dhe shëndeti i njerëzve në duar! Papërgjegjshmëria dhe babëzia për të fituar mund të kenë prodhuar një ndër skandalet më unikalë në botë” shkruan Dyrnjaja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr për pronën, babai plagos djalin me thikë në këmbë (EMRAT)
Kokainë, marijuanë e hashash në një banesë në Greqi, pranga 3 personave, mes tyre edhe shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.010746002197266
array(1) { ["section"]=> string(117) "gazetari-i-njohur-i-ekranit-flet-per-aktin-me-te-madh-korruptiv-ndonjehere-ne-shqiperi-nuk-dua-ta-besoj-skandal-70829" }