Gazetari i përgjigjet sulmit të “TISPARK” në Vlorë: Presionet s’më mbyllin gojën, vlonjatët po ua japin përgjigjen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:11 01-10-2016

Del në skenë sërish TISPARK, kompania private që ka marrë me koncension për 15 vite parkingjet në Vlorë. Këtë herë përmes gazetarit Enrik Mehmeti i cili thotë se ndaj tij është duke u bërë një sulm i pistë. Ai thotë se i ka telefonuar në emër të kompanisë Bashkim Shalla por kjo nuk do ta ndalë të pasqyrojë të vërtetën në misionin e tij të gazetarit.

“Dukeqenëse dje më telefonove në emër të kompanisë Bashkim Shalla, duhet të kuptosh se asnjë prej presioneve të tua në asnjë forme jo vetëm që nuk më friksojnë për të më mbyllur gojën në trajtimin e çështjes së parkimeve por përkundrazi më bëjnë ta çoj përpara misionin tim që e bëj prej 12 vjetësh, ate të pasqyrimit të realitetit. Nuk është faji im që vlonjatët po ju japin përgjigjen ,nuk është faji im që qytetaret e nderuar të ketij qyteti nuk ju duan, nuk është faji im që çdo ditë po protestojnë duke ju a shkulur bllokuesit tuaj dhe duke i hedhur në mbeturina në shenjë proteste, nuk është faji im se vendosnit gjoba të pamiratuara duke u bllokuar nga Tatimet”, shkruan Mehmeti në reagimin e tij.

Qytetarët: Nëse cënohet gazetari, Tispark do përballet me ne

Ndërkohë janë të panumurta komentet në mbështetje të gazetarit. Qytetarët vlerësojnë punën profesionale të tij dhe thonë se nëse cënohet gazetari që pasqyron gjithnjë problematikat e tyre jashtë çdo ngjyrimi politik e interesi personal, ata s'do ngurojnë të dalin në mbështetje të tij.

gz.png

rikkk_copy.png

REAGIMI I PLOTË I GAZETARIT TË VLORËS:

REAGIM PER SULMIN E PISTE TE TISPARK NDAJ MEJE !

Nje dite me pare,Tispark hodhi akuza se me demek nuk ishte e vertete qe Keshilli Bashkiak ankohej per mos marrjen e pergjigjes nga Tispark.Kjo eshte fjala e Sekretarit te Keshillit Bashkiak Agron Gjipali,e paster dhe e qarte ku thuhet se "ju eshte kerkuar informacion dhe nuk keni kthyer pergjigje".Kjo pra eshte pergjigja ime ndaj shpifjes tuaj te piste dhe paçavuren e lodhur qe ju e quani deklarate ndersa ne ate paçavure qytetaret ju kane dhene pergjigjen e duhur .Duke qen se dje me telefonove ne emer te kompanise Bashkim Shalla ,duhet te kuptosh se asnje prej presioneve te tua ne asnje forme jo vetem qe nuk me friksojne per te me mbyllur gojen ne trajtimin e ceshtjes se parkimeve por perkundrazi me bejne ta coj perpara misionin tim qe e bej prej 12 vjetesh,ate te pasqyrimit te realitetit .Nuk eshte faji im qe vlonjatet po ju japin pergjigjen ,nuk eshte faji im qe qytetaret e nderuar te ketij qyteti nuk ju duan,nuk eshte faji im qe cdo dite po protestojne duke ju a shkulur bllokuesit tuaj dhe duke i hedhur ne mbeturina ne shenje proteste ,nuk eshte faji im se vendosnit gjoba te pamiratuara duke u bllokuar nga Tatimet .Duhet te kuptoni qe jo vetem mua por asnje Vlonjati nuk ia mbyllni dot gojen,dhe historia e ka treguar se me vlonjatet nuk mund te luash dot sepse ta japin pergjigjen.Po keto gjera nuk keni si ti dini ju Bashkim Shalla sepse nuk jeni vlonjat,ndoshta me kalimin e kohes do ti mesoni meqense koncensionin e keni per nje kohe te gjate.Ndoshta nuk ju intereson asnje lajm qe ju nxjerr zbuluar si kompani si ne rastin e Gjobave apo kundershtimeve nga ana e qytetareve por Enrik Mehmeti perpara interesit te qytetareve vlonjat nepermjet te vertetes nuk vendos asnje interes tjeter ,jo vetem te kompanis tuaj por te asnje kompanie e cila cenon jeten e qytetareve te saj.Nuk e di nese ne zonen tuaj perdoret Shprehja "Dielli nuk mbulohet dot me Shosh" por ne Vlonjatet qe jetojme cdo dite ketu e kemi kete shprehje.Nese ju keni dicka per te kundershtuar nje institucion qe ju akuzon si ne rastin konkret sekretari i keshillit bashkiak se nuk keni kthyer pergjigje ,media ka hapsiren edhe per ju per te dhene variantin tuaj.O Bashkim Shalla,ne vend qe te beni presion Gazetareve me Paçavuret tuaja,qe ju i quani komunikata shtypi,harxhojeni kohen duke i kthyer pergjigje Sekretarit te Keshillit te Bashkise per te cilat ai flet ne kete video sepse sipas tij nuk keni kthyer ende . Bashkim Shalla ,nese mendon qe me presionet e tua mund te me mbyllesh gojen,duhet te kuptosh qe Enrik Mehmeti e mbeshtet nje qytet i tere dhe jo ata pak punonjesit tuaj (sipas nje prej komenteve ne statusin qe keni hedhur nuk kane marre as rrogen te shkretet ndersa nje tjeter prej punonjesve tuaj e ka pare korrektesine e punes time ne momentin e veshtire te jetes se tij kur e futen ne makine persona te paidentifikuar dhe isha une sebashku me forcat e rendit qe e liruan ! Pa Respekt per ju por me Respekt dhe Dashuri per Vloren dhe Vlonjatet,Enrik Mehmeti!.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030258893966675
array(1) { ["section"]=> string(116) "gazetari-i-pergjigjet-sulmit-te-tispark-ne-vlore-presionet-s-me-mbyllin-gojen-vlonjatet-po-ua-japin-pergjigjen-54779" }