Gazetari i Telegraph jep dorëheqjen: Donin reklama, s’raportuan për Bankën HSBC

Publikuar tek: bota, më 11:54 18-02-2015 Gazetari i Telegraph jep dorëheqjen: Donin reklama, s’raportuan për Bankën HSBC Peter Oborne, gazetari qe dha doreheqjen se gazeta \"fshehu\" te vertetat, per reklamat

Ish shefi politik i komenteve të The Daily Telegraph, Peter Oborne ka kërkuar hetim të pavarur për linjën editoriale të gazetës për mungesën e mbulimit të historisë së fshehjes së taksave nga HSBC Bank, të cilën e përshkroi si një “mashtrim me lexuesit e vet”, shkruan The Guardian.

Oborne dha dorëheqjen dhe filloi një sulm të ashpër mbi menaxhimin e gazetarës por edhe pronarët e saj, gjatë ditës së martë. Ai tha se historia e bankës është shkruar qëllimisht në gazetë duke ndihmuar klientët e pasur në shmangjen e taksave dhe fshehjen e miliona dollarëve, në mënyrë që të përfitonte sa më shumë nga reklamat.

Oborne thotë se ka ngritur shqetësimet për menaxhimin e gazetës në 10 javët e fundit, por gjithçka shkonte qetë derisa shpërtheu skandali i HSBC. Ai tregon se mbulimi i The Daily Telegraph ishte minimal për këtë ngjarje. “Unë jam gazetar, dhe kjo ju bën ju të sëmurë” tha ai për programin e BBC në radio. Ai ka paraqitur arsyet e dorëheqjes së tij në një faqe shumë të njohur në internet. Ndërkohë që Daily Telegraph i ka quajtur “sulme të habitshme dhe të pabaza, plot me pasaktësi dhe aluzione”.

“Nëse artikullimi im është i gënjeshtërt, atëherë ata kanë nevojë që të dalin dhe të sqarojnë linjën e tyre editoriale. Telegraph duhet të ketë një shqyrtim të pavarur, nga jashtë, për të bërë një vlerësim të plotë të marrëdhënieve mes reklamës dhe editorialit” thotë komentatori politik.

Ai tregon se stafi nuk kishte besim te shefi ekzekutiv i Kompanisë. “Besoj se jam duke folur për shumicën dërrmuese të stafit duke thënë se nuk kanë besim te shefi ekzekutiv.

“Ka çështje të mëdha këtu. Ata po shkojnë në zemër të demokracisë sonë, dhe nuk mund të injorohen” shkruan ai në artikullin për Open Democracy. Oborne thotë se Daily Telegraph i ka injoruar historitë kritike për HSBC që në fillim në vitin 2013, që kur banka ndërpreu reklamimet në gazetë.

Një zëdhënës i Telegraph tha: “Si të gjitha bizneset ne asnjëherë nuk komentojmë në marrëdhëniet individuale komerciale, por politikat tona janë absolutisht të qarta”.

Një investigim i përbashkët nga The Guardian, BBC, Le Monde dhe të tjera media nxorrën në dritë faktin se banka zvicerane HSBC ka ndihmuar klientët të fshehin miliona dollarë asete duke fshehur taksat. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028869152069092
array(1) { ["section"]=> string(82) "gazetari-i-telegraph-jep-doreheqjen-donin-reklama-s-raportuan-per-banken-hsbc-3719" }