Gazetari i Top Channel publikon fotot dhe i bën thirrje Gjiknurit të ndërhyjë: Greminë e vërtetë, e vetmja zonë në jug

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 20-01-2018 Gazetari i Top Channel publikon fotot dhe i bën thirrje Gjiknurit të ndërhyjë: Greminë e vërtetë, e vetmja zonë në jug

Gazetari i Top Channel, Thoma Nika ia ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare, veçanërisht ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri që të ndërhyjë sa më parë për ndërtimin e segmetit të rrugës për në fshatin Senicë, te Delvinës.

Nika publikon edhe fotot e zonës për të treguar se në c’gjendje është katandisur zona pas shirave të 20117-ës.  

DENONCIMI

Ky është një segment i rrugës që të ngjit për në fshatin Senicë, te Delvines.

Shirat e dhjetorit 2017 e shembën dhe e morën me vete këtë pjesë rruge, duke e kthyer në greminë të vërtetë. Kalimi i automjeteve të vogla, as që mund të mendohet.

Po kaq i rrezikshëm dhe kërcënues për aksidente me humbje jetësh njerëzore, është kalimi në këtë vend, edhe po të marrësh guximin të udhëtosh me automjet alpin.  Pas shembjes, rruga është ngushtuar e "tretur", aq sa nuk mund të kalojë gomë makine. Edhe ajo pjesë rruge e mbetur, në këtë vend që tregohet me foto të dy ditëve më parë, është pa bazament dhe mund të perfundosh në rrëpirat e terrenit të thyer, apo, më keq akoma, në ujërat e Burimit të Gurrës.

Nevojat për t'u punuar rruga e fshatit Senicë, janë jetike. Atje ka banorë të përhershëm e të përditshëm, me nevoja jetësore: të thyer në moshë, apo invalidë.

Përveç atyre, disa barinj, e bëjnë përditë këtë rrugë, pasi mbarështojne tufa me bagëti në fshat, por banojnë në qytet, kryesisht në Sarandë. Shtoju këtyre edhe çdo emergjencë jetësore, që mund të lindë në këtë stinë dimri, kur priten edhe borëra të vijnë, parashikuar nga sinoptikanët.

Për të gjitha këto arësye, është e domosdoshme që të destinohet ndonjë fond nga thesi i emergjencave civile dhe kjo nyje e shkatërruar të rehabilitiohet, duke ngritur me atë fond (sado modest), një mur mbajtës nga ana e poshtme dhe duke mbathur e mbushur pjesën e shembur, me material inert të qëndrueshëm.

Ju, që kini në dorë, vini dorë, që rruga e Senicës, minimalisht, të bëhet e kalueshme. Është e vetmja pasojë e shirave të dhejtorit 2017, ku nuk është vënë fare dorë, megjithëse lapsit të atyre që kanë identifikuar dëmet e dy muajve më parë, nuk ka arësye t'u ketë shpëtuar. Informimi u bë.

Ajo që mbetet për t'u bërë, është ndjeshmëria e qeverisjes, e ministrit Gjiknuri veçanërisht, e deputetit të zonës Marto dhe e qeverisësve vendorë, e njerëzve të emergjencave civile etj.

Është ora për të kaluar tek puna e aksioni konkret, që t'u kthehet njerëzve rruga e munguar. Fusha, argjinatura dhe ura u dëmtuan disa në jug të vendit, por në gjithë rajonin jugor, e vetmja "urë" lidhëse, e rrëzuar dhe ende e parehabilituar, e mbetur në cep të vemendjes, është kjo. E kur është e vetme, edhe mundësitë per ndërhyrje, janë më të mëdha. Edhe shpresat se kështu do të ndodhë, i kemi gjithashtu të mëdha. Ky është zëri që duhet dëgjuar!

26907053_10211942679255169_2763007126166351561_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmendet lushnjari, rreh keq vëllain, policia e kontrollon dhe i gjen hashash
La politikën, deputeti i PS i kthehet profesionit, nis punë kirurg në spitalin e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.011474132537842
array(1) { ["section"]=> string(123) "gazetari-i-top-channel-publikon-fotot-dhe-i-ben-thirrje-gjiknurit-te-nderhyje-gremine-e-vertete-e-vetmja-zone-ne-jug-107270" }