Gazetari investigativ: Ata të Partisë Demokratike nuk kanë lexuar gjysmë rreshti për koncesionarët, PD e ka kauzë por paraqitet dobët (DEBATI PËR EMISIONIN)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:18 19-10-2020 Gazetari investigativ: Ata të Partisë Demokratike nuk kanë lexuar gjysmë rreshti për koncesionarët, PD e ka kauzë por paraqitet dobët (DEBATI PËR EMISIONIN) Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, perfaqesuesit e PD ne emisionin Opinion

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" po diskutohet tema e inveneratorëve, për të cilët Partia Demokratike ka bërë edhe një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

Të ftuar në emision janë edhe dy përfaqësues nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë që PD i ka bërë inceneratorët kauzën kryesore të fushatës, por shton se në emisionin "Opinion" PD ka çuar dy përfaqësues, nga të cilët asnjëri nuk ka lexuar gjysmë rreshti në kontratat koncesionare.

Sipas tij, mjafton që përfaqësuesit e PD në emision të bëjnë 2 gafa dhe e gjithë kauza merr fund, madje shton se Rama edhe mund të bëjë dokumentarin për gabimet e tyre.

"Partia Demokratike i ka bere incineratoret kauzen kryesore te fushates dhe luftes ndaj qeverise. Por ne Opinion con dy perfaqesues, nga te cilet asnjeri ska lexuar gjysme rreshti ne kontratat koncesionare.

Mjafton dy gafa te besh aty dhe e rrezon te gjithe kauzen. Ta ben Rama dokumentarin pastaj me sinkrone dhe e lexon dhe vet", shkruan gazetari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentat me armë zjarri në Vlorë, 27-vjeçari i shpëton plumbave  
Gazetari nxjerr bllof Alibeajn për kontratat e inceneratorëve: Thotë që i ka parë vetëm ai me Bardhin, ato janë publike te faqja e Atrakos »
Article Logic
Execution time: 0.011653900146484
array(1) { ["section"]=> string(159) "gazetari-investigativ-ata-te-partise-demokratike-nuk-kane-lexuar-gjysme-rreshti-per-koncesionaret-pd-e-ka-kauze-por-paraqitet-dobet-debati-per-emisionin-224370" }