Gazetari investigativ italian zbulon anonimatin e shkrimtares me famë botërore: Plas debati

Publikuar tek: bota, më 12:51 03-10-2016 Gazetari investigativ italian zbulon anonimatin e shkrimtares me famë botërore: Plas debati

Një gazetar investigativ italian që publikoi identitetin e vërtetë të autores "anonime" me famë botërore, Elena Ferrante ka thënë se ai e bëri këtë, sepse ajo është "një figurë publike". Claudio Gatti botoi një artikull në New York  duke nxjerrë autoren që shkruante përmes një pseudonimi, si përkthyesja italiane Anita Raja. Ai tha: "Miliona  nga librat e Ferrantes janë blerë nga lexuesit”..

"Në një farë mënyre mendoj lexuesit kanë të drejtë të dinë diçka në lidhje me personin që punoi mbi këtë”, shtoi Gatti. Duke folur për programin BBC today, ai shtoi: "E bëra atë, sepse ajo ishte një figurë shumë publike."

Romani debutues i Ferrantes “Troubling love” u botua në vitin 1991, por seritë Napoletane të katër librave janë bërë suksesi i saj më i madh. Librat e saj janë botuar në 39 vende dhe numërohen më shumë se dy milionë kopje të shitura në mbarë botën.

Në biografinë e Ferrantes në web faqen “Man Booker Prize” shkruhet: "Elena Ferrante ka lindur në Napoli. Kjo është e gjitha që dimë për të ... [Ajo] ka qëndruar me vendosmëri larg nga publiku."

Autorja Raja ishte punësuar fillimisht si përkthyese nga Europa, shtëpia botuese që më vonë botoi romanet e Ferrantes. Gazetari italian Gatti tha se ai arriti ta identifikojë shkrimtaren përmes pagesave të konsiderueshme që i ishin bërë asaj nga ana e kompanisë që përputheshin me suksesin e librave të Ferrantes.

Të dielën në mbrëmje Sandro Ferri, botuesi i Ferrantes dhe një nga pak njerëzit që e dinin identitetin e saj kritikoi gazetarin. Në një intevristë për “The Guardian” ai nuk mohoi që gazetari e kishte identifikuar saktë autorin.

“Ne thjesht mendojmë se ky lloj i gazetarisë është i pështirë”, tha ai. “Të kërkosh në portofolin e një autori që ka vendosur mos të jetë publik”.

_91497650_ferrantecomp.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03589391708374
array(1) { ["section"]=> string(96) "gazetari-investigativ-italian-zbulon-anonimatin-e-shkrimtares-me-fame-boterore-plas-debati-54918" }