Gazetari ironizon gjyqtaren që paditi Newsbomb: Në pallat e njihnin si punonjëse ‘call-centeri’, në sallën e gjyqit a vendos perde kjo?

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 21-02-2020 Gazetari ironizon gjyqtaren që paditi Newsbomb: Në pallat e njihnin si punonjëse ‘call-centeri’, në sallën e gjyqit a vendos perde kjo? Gjyqtarja Enkeleda Kapedani

Gazetari Flamur Vezaj ironizon gjyqtaren Enkeleda Kapedani, e cila paditi newsbomb.al pse pak muaj më parë shkroi se Kapedani ishte pikërisht gjyqtarja që liroi parakohe nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait, Viktor Ymerin.

‘Si zbuluat identitetin e kësaj ‘gjyqtares’ që siç duket bënë gjyqet në bodrum dhe në kushte anonimati! Po pse ja prishët imazhin në lagje e në pallat sepse ata e njihnin si punonjëse ‘call centeri’ dhe jo si gjyqtare! Që nga kjo ditë i gjithë pallati kërkon falas konsulencë ligjore për shkresat e OFL-së dhe është bezdisur shumë!’, ironizon ndër të tjera gazetari Vezaj.

Në padinë e saj ndaj newsbomb.al, gjyqtarja e cila liroi përfundimisht nga burgu një anëtar të botës së krimit, mbi të cilin rëndonin disa krime dhe dënime, pretendon se fotoja që ne kemi publikuar në portal i ka krijuar asaj shqetësime dhe në këmbim kërkon 5 mln lekë dëmshpërblim.

Enkeleda Kapedani pretendon se pikërisht nga foto e publikuar në newsbomb.al, atë e njohu i gjithë pallati, në një kohë kur më herët s’e njihte askush.

Më tej, gazetari shkruan se gjyqtarja Kapedani është mësuar të bëj gjyqe fshehurazi për të liruar kriminelët, siç bëri në fakt në rastin e lirimit të parkohshëm nga burgu të Viktor Ymerit, të fortit të bandës së Gaxhait.

‘Po nuk ka faj ajo se siç duket është mësuar të bëj gjyqe fshehurazi duke liruar kriminelët! Por jam kureshtar të di në sallën e gjyqit kjo vendos perde para që mos t’i duket fytyra nga palët që ka në proces dhe publiku apo media në sallë. Hajde Gjyqtare hajde’, shkruan gazetari Flamur Vezaj.

Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB

Postimi i gazetarit Flamur Vezaj:
Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069689750671387
array(1) { ["section"]=> string(137) "gazetari-ironizon-gjyqtaren-qe-paditi-newsbomb-ne-pallat-e-njihnin-si-punonjese-call-centeri-ne-sallen-e-gjyqit-a-vendos-perde-kjo-196001" }