Gazetari italian mund t’i ketë provokuar vetë shqiptarët para rrahjes me ta

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 21-08-2015 Gazetari italian mund t’i ketë provokuar vetë shqiptarët para rrahjes me ta

Gazetari italian i ‘Striscia la Notizia”, Vittorio Brumotti pas konfliktit për motive ende të paqarta, nxitoi të shkruante në Twitterin e tij “Mos i urreni të huajt”, duke postuar edhe fotografinë e tij me shenjat e dhunës si pasojë e rrahjes me një familje shqiptarësh.

Një shprehje që edhe pse fillimisht u morr si një gjest i veçantë që bënte thirrje kundër urrejtjes, dhe me kuptimin “edhe pse ju rrahin e ju nxijnë, nuk duhet t’i urreni”, mund të jetë në fakt një ironi e fortë e Brumottit, ose më keq, një tentativë për tu justifikuar.

Kjo për shkak se familja shqiptare ka versionin e vetë të ngjarjes. Ata madje kanë marë edhe një avokat që së shpejti do të përgatisë padinë kundër gazetarit Brumotti.

“Gjërat ndodhën ndryshe nga sa ka treguar Brumotti”, tha avokati, i familjes Sinjari, Petritit dhe dy fëmijëve të tij, që të martën u përfshinë në sherr me Vittorio Brumotti dhe të atin e tij, Claudio dhe dy persona të tjerë të stafit të gazetarit.

Sipas avokatit, gjatë sherrit u dhunua edhe vajza e familjes shqiptare. “Klientët e mi nuk janë të dhunshëm, por tre persona që punojnë e jetojnë në Itali prej 20 vitesh. E mbi të gjitha e bija e Petrit Sinjarit ka pësuar gjatë kësaj zënke disa plagë e një goditje të fortë në gjoks”, thote ai.

Ai ka shtuar se në favor të shqiptarëve vlen të përmendet fakti se ata nuk ia kanë mbathur, por “janë prezantuar në rajonin e policisë së qytezës së Borghetos ku kanë denoncuar ngjarjen duke u vënë në dispozicion të forcave të rendit.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë rrëzon lirimin me kusht të Mark Frrokut. Avokati: Do shkojmë në Strasburg
Prishja e Kishës, Dhima: Duan të gjejnë varrin e një misonari të një besimi tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.012048006057739
array(1) { ["section"]=> string(81) "gazetari-italian-mund-t-i-kete-provokuar-vete-shqiptaret-para-rrahjes-me-ta-18864" }