Gazetari: Janë përgjuar dy ministra të Ramës, flasin për sasi parash

Publikuar tek: politike, më 00:38 10-02-2018 Gazetari: Janë përgjuar dy ministra të Ramës, flasin për sasi parash

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se dy ministra të kabinetit të sotëm të Partisë Socialiste janë përgjuar të flasin për “sasi parash”.

Në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku deklaroi:

“Në Elbasan ka një dosje ku janë te përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar dhe në gjykatë.”

Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon ti thotë emrat e ministrave për momentin, por pret nga Prokuroria dhe Gjykata t’i thërrasin dy ministrat në hetim. Pra flitet për shuma të mëdha parash dhe nuk merren nën hetim, kjo është absurde.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01288104057312
array(1) { ["section"]=> string(73) "gazetari-jane-pergjuar-dy-ministra-te-rames-flasin-per-sasi-parash-109771" }