Gazetari jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta doktori më i dashur për mirditorët

Publikuar tek: aktualitet, më 13:10 08-01-2017 Gazetari jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta doktori më i dashur për mirditorët Pamje nga spitali i Rreshenit

Gazetari dhe intelektuali Gjergj Marku ka dhënë një lajm të hidhur për banorët e Rrëshenit dhe Mirditës, kur ka njoftuar ndarjen nga jeta pas një sëmundjeje të beftë të një prej doktorëve më të njohur të Rrëshenit, por edhe gjithë zonës së Mirditës, Bardhok Mitrushi. 

“Edhe pse u bënë përpjekje maksimale nga stafi mjekësor i Rrëshenit dhe më pas në Tiranë, nga shokë e miq të shumtë mjekë, për ta mbajtur në jetë, goditja nga sëmundja e rëndë ka qenë e fortë duke mos i dhënë mundësi jetese për më tej.

Doktor Bardhok Mitrushi, i lindur në Bulsharë, kishte vite që shërbente në Rrëshen, i spikatur për cilesitë e tij të larta si mjek dhe intelektual, tipin e tij të qetë dhe dashamirës me pacientet dhe qytetarë të ndryshëm nga e gjithë Mirdita. Së bashku me dr.Gjelinen, dentiste e njohur në Rrëshen, ndërtuan nje familje model, duke gezuar respektin dhe konsideratën e lartë nga të gjithë. Ngushellime familjes, miqve dhe te afermeve” shkruan intelektuali.

doktori

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e “Nard Konviktorit” në Sarandë, ja kushtet dhe vendi ku jetonte 54 vjeçari
Tentuan të transportojnë valixhe me drogë drejt Gjermanisë, arrestohen 3 persona (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.010915040969849
array(1) { ["section"]=> string(85) "gazetari-jep-lajmin-e-hidhur-ndahet-nga-jeta-doktori-me-i-dashur-per-mirditoret-64928" }