Gazetari jep lajmin e mirë: Për pak kohë 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq në Siri do të jenë në Rinas

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 26-10-2020 Gazetari jep lajmin e mirë: Për pak kohë 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq në Siri do të jenë në Rinas Kampi ne Siri

Një lajm i mirë vjen nga Siria, aty ku Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka nisur riatdhesimin e katër fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje që ndodhen në kampin Al-Hol.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, Syrian Red Crescent, njofton se me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me bashkëpunim të palëve të interesuara, është kryer me sukses lëvizja e fëmilëve shqiptarë që ndodhen në kampin e Al-Hol në Hasakeh.

Ky grup i parë i fëmijëve, dy prej të cilëve janë nga familja Dumani, pritet të nisen tashmë drejt Shqipërisë, ndërsa kujtojmë se sipas raportimeve nga gazetarët që e kanë vizituar këtë kamp, janë rreth 30 fëmijë shqiptarë që ndodhen aty.

Ndërkohë gazetari Taulant Kopliku me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se për pak kohë në Rinas do të mbërrijnë edhe 50 gra dhe fëmijë të tjerë nga kampi famëkeq në Siri.

“Per pak kohe me shume se 50 femije dhe gra te kampit famekeq do te jene ne Rinas. Ka qene nje operacion i dy te derguarve te shërbimeve te inteligjences qe zgjat prej disa javesh ne terren.

Nje falenderim kete radhe duhet per bashkepunimin e ngushte te te gjithe aktoreve ne terren, perfshi njerezit e besuar te presidentit te republikes.

Aktualisht ne kamp kane mbetur (fshehur per te mos u kthyer), nje grup shume i vogel grash. Kerkimi i tyre ka shtyre edhe per tre dite rikthimin e femijeve dhe grave. Fatkeqesisht per ta, mundesite per te ardhur ne Shqiperi minimizohen” shkruan gazetari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të korruptojë policin në Rinas, pranga 22-vjeçarit nga Elbasani, procedohet penalisht një 35-vjeçare, nuk deklaroi paratë
Organizohet Samiti i 3-të Dixhital i BP, Balluku: Të shkojmë përtej zgjidhjeve lokale, për t’ju ofruar më shumë mundësi qytetarëve tanë »
Article Logic
Execution time: 0.012623071670532
array(1) { ["section"]=> string(110) "gazetari-jep-lajmin-e-mire-per-pak-kohe-50-femije-dhe-gra-te-kampit-famekeq-ne-siri-do-te-jene-ne-rinas-225232" }