Gazetari kapet me djalin e rektorit: Kjo është skandaloze! Ku i gjen lekët Dhori?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:28 04-05-2016 Gazetari kapet me djalin e rektorit: Kjo është skandaloze! Ku i gjen lekët Dhori? kristi Kule, djali i ish rektorit Dhori Kule

“Skandaloze. Babai rektor i Universitetit publik, i biri në universitet privat”. Kështu shkruan Bledi Mane duke iu referuar ish rektorit Dhori Kule dhe djalit të tij Kristi Kule.

Mane denoncon faktin që djali i ish rektorit vazhdon studimet në një Universitet Privat duke paguar 2500 euro ndërsa ngre pyetjen se pse i ati nuk i dha shembullin që biri i tij të studionte në Universitetin më të madhe më të mirë publik?

“Kristi Kule momentalisht është student i ekonomisë në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, shkollë e lartë private pronë e deputetit Anastas Angjeli. Kristi është student i vitit të dytë dhe ka filluar studimet ne vitin 2014,kohë kjo kur babai i tij ishte rektor. Pse ky kopuk nuk dha shembullin e tij që i biri të studionte në Universitetin në tëe madh e më të mire publik të Shqipërisë?
Pse ky ahengxhi paguan çdo vit 2500 euro qe i biri te studioje ne nje. Universitet lagjeje ku njerezia shkojne te pine kafe sepse banakieri te kati i pare e qan fare?
Ku i gjen lekët Dhori publiku të arsimoje të birin në në institucion privat?
Është njesoj sikur babai im të ketë hapur një pasticeri në Përmet qysh nga viti 1992 dhe unë Bledi, i biri i tij tëmarr autobuzin çdo ditë e të vi te ha tollumba e të harxhoj lekët e babait të embëltorja e Refikut afër Bryllit e pastaj të shkoj prapë në Përmet...”, përmbyll gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023045063018799
array(1) { ["section"]=> string(84) "gazetari-kapet-me-djalin-e-rektorit-kjo-eshte-skandaloze-ku-i-gjen-leket-dhori-39429" }