Gazetari nga Presheva: Pse trembeni, ju kërcenit në kohën e luftës e keni frikë tani nga virusi (Video e ushtarëve të UÇPMB duke kërcyer)

Publikuar tek: rajon, më 21:42 28-03-2020 Gazetari nga Presheva: Pse trembeni, ju kërcenit në kohën e luftës e keni frikë tani nga virusi (Video e ushtarëve të UÇPMB duke kërcyer) Pjese nga video e shperndare nga gazetari nga Presheva Nexhat Behluli

Gazetari nga Presheva Nexhat Behluli ka publikuar një video nga koha e luftës të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, ku shihen ushtarët duke kërcyer.

Duke iu referuar situatës dhe frikës nga koronavirusi, gazetari Behluli u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që të mos tremben pasi ata dhe në kohën e luftës kërcenin edhe pse e dinin se secili prej tyre mund të vritej në çdo moment.

 “Ngritje e Moralit. -Me vëmendjje të veçant po e përcjell situatën e krijuar me pandeminë CoronaVirus.
Jam i informuar shum mirë se te popullata e Luginës së Preshevës me arsye po mbretëron frigë dhe zbehje e shpresës sepse jemi jetima.
- T'jeni të sigurtë se shpejt do të kaloje ky ankth
- Nuk jemi në gjendje lufte as virusi nuk është kancer, mos bini pre e ekzagjërimeve”, shkruan ai, dërsa më poshtë shpjegon dhe videon ku ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin kërcejnë me armë në brez.

“Videon e shkurtër që po Jua postoj është e gjiruar gjatë kohës së Luftës Lavdishme UÇPMB, në kohën kur pritej në çdo moment të vritej secili nga ne por morali i lartë na mbajke në jetë bile edhe të disponuar për argëtim.
-Në video shifet udhëheqësi i valles Ridvan Qazimi Komandant Lleshi i ndjerë, e dinte se në Luftë derdhet gjak por nuk brengosej sepse besimin e kishte të lartë”, shton ai.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.01057505607605
array(1) { ["section"]=> string(140) "gazetari-nga-presheva-pse-trembeni-ju-kercenit-ne-kohen-e-luftes-e-keni-frike-tani-nga-virusi-video-e-ushtareve-te-ucpmb-duke-kercyer-200460" }