Gazetari nxjerr bllof Alibeajn për kontratat e inceneratorëve: Thotë që i ka parë vetëm ai me Bardhin, ato janë publike te faqja e Atrakos

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 19-10-2020 Gazetari nxjerr bllof Alibeajn për kontratat e inceneratorëve: Thotë që i ka parë vetëm ai me Bardhin, ato janë publike te faqja e Atrakos Alibeaj - Tomorri

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" po diskutohet tema e inveneratorëve, për të cilët Partia Demokratike ka bërë edhe një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

Të ftuar në emision janë edhe dy përfaqësues nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Por deklarata e Alibeajt se kontratat e koncesionarëve i kishte parë vetëm ai, Gazment Bardhi dhe KLSH e asnjë tjetër në Shqipëri kanë provokuar reagimin e gazetarit Klodian Tomorri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tomorri nxjerr bllof Alibeajn, pasi thotë se kontratat e koncesionarëve janë publike te faqja e Atrakos, ndaj edhe debati në emision nuk ka vlerë.

"Kontratat per incineratoret jane publike tek faqja e Atrakos. Dy ore kane qe zihen ne opinion jane apo sjane publike.

Vetem une me zotin Bardhi i kemi pare kontratat- thote Alibeaj. Edhe KLSH-ja. Asnje tjeter ne Shqiperi.

Bir Selman bir. E beri Rama dokumentarin neser", shkruan Klodian Tomorri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari investigativ: Ata të Partisë Demokratike nuk kanë lexuar gjysmë rreshti për koncesionarët, PD e ka kauzë por paraqitet dobët (DEBATI PËR EMISIONIN)
Mëngjeset të ftohta por orët me diell do rrisin temperaturat, mësoni si do jetë moti për ditët e javës »
Article Logic
Execution time: 0.013244867324829
array(1) { ["section"]=> string(143) "gazetari-nxjerr-bllof-alibeajn-per-kontratat-e-inceneratoreve-thote-qe-i-ka-pare-vetem-ai-me-bardhin-ato-jane-publike-te-faqja-e-atrakos-224372" }