Gazetari PARALAJMËRON për dosjet kriminale: Do të arrestohen persona më të fuqishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 21:26 22-10-2018 Gazetari PARALAJMËRON për dosjet kriminale: Do të arrestohen persona më të fuqishëm

Gazetari Alfred Peza është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ku dhe ka folur për arrestimet e fundit nga policia gjatë fundjavës.

Teksa drejtuesja e emisionit Eni Vasili ka pyetur Sali Berishën për dosje të tjera kriminale, ai është shprehur se ka dhe dosje të tjera, ndërsa në atë moment ka ndërhyrë Peza i cili ka thënë se mund të arrestohen në ditët në vazhdim emra më të fuqishëm se ata që u arrestuan.

Eni Vasili: A ka dosje të tjera?

Berisha: Po ka edhe dosje të tjera. Edhe për këto që po ndodhin kemi informacione.

Peza: Mund të ketë edhe emra më të fuqishëm se sa këto.

Eni Vasili: Të politikës?

Berisha: Të politikës po flas. Ka emra të tjerë politikë. Po i ndjekim dhe do i ndjekim.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13779211044312
array(1) { ["section"]=> string(89) "gazetari-paralajmeron-per-dosjet-kriminale-do-te-arrestohen-persona-me-te-fuqishem-138738" }