Gazetari plas “BOMBËN”: Ortaku i Eldi Dizdarit mund të ketë 150 milion EURO “cash”. Po ndërtojnë 8-katësh buzë Lanës, në Himarë, Dhërmi dhe kompleks banimi te...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:53 21-09-2020 Gazetari plas “BOMBËN”: Ortaku i Eldi Dizdarit mund të ketë 150 milion EURO “cash”. Po ndërtojnë 8-katësh buzë Lanës, në Himarë, Dhërmi dhe kompleks banimi te... Blendi Fevziu / Flamur Vezaj

Gazetari Flamur Vezaj thotë se grupet kriminale të trafikut të kokainës janë të lidhura ngushtë me personazhe të njohura në fushën e ndërtimit në Shqipëri.

Vezaj tha se pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale në Shqipëri disponojnë sasi marramendëse parash. Sipas tij, vetëm një person nga Lushnja i lidhur me këto grupe mund të ketë rreth 150 milion euro “cash”.

Në emisionin “Opinion” Vezaj tregoi hapur disa nga aktivitetet se ku po pastrohen aktualisht paratë e drogës. Sipas tij disa prej ndërtimeve që bëhen me paratë e drogës janë; një kompleks banimi te fusha e aviacionit, një ndërtim 8 katësh buzë lumit të Lanës në Tiranë si dhe hotele në Himarë e Dhërmi.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Flamur Vezaj:

Ky grup funksionon prej vitesh, në Shqipëri pak a shumë dihej nën zë që Eldi Matoshi ishte koordinator në trafik. Dihej sepse edhe kur është hetuar Arbër Çekaj, dilte indirekt i përfshirë por nuk mund të faktohej. Kompanisë së Arbër Çekaj i është bllokuar edhe dy herë kokainë, por si ndodh në Shqipëri, janë pushuar çështjet. Ndërsa rasti i tretë është hetuar. Në Shqipëri shumicën e kanë përdorur si magazinim.

Në Shqipëri këta personazhe janë të lidhur me njerëz të njohur zë botës së ndërtimit, me ndërtues që po bëjnë ndërtime në fushën e aviacionit, pranë Lanës, njihen kanë kompani betoni në Shqipëri, Eldi Dizdari ka dy karburante në Rrugën e Kombit, kanë qenë ortakë në lojërat e fatit. Pasuritë e tyre janë marramendëse. Ortaku i Eldi Dizdarit, një personazh nga Lushnja, është personazhi që ka më shumë lekë “cash” në Shqipëri. Unë dyshoj më shumë se 150 milion. Shumë para që ekzistojnë “cash” në Shqipëri funksionojnë përmes metodave ku këta i lënë garant. Ku shkojnë gjithë këto para? Te fusha e aviacionit ke një kompleks banimi që po bëhet, ke buzë Lanës një pallat 8 katësh që po ndërtohet, në Himarë ke në ndërtim e sipër një hotel, në Dhërmi po ashtu, janë para të lidhura me grupe kriminale ku ka të bëjë Eldi Dizdari.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012362957000732
array(1) { ["section"]=> string(157) "gazetari-plas-bomben-ortaku-i-eldi-dizdarit-mund-te-kete-150-milion-euro-cash-po-ndertojne-8-katesh-buze-lanes-ne-himare-dhermi-dhe-kompleks-banimi-te-221183" }