Gazetari publikon foton dhe jep lajmin e mirë: Brenda muajit rikthehet grupi tjetër i fëmijëve nga Siria, mes tyre edhe Eva Dumani

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 30-10-2020 Gazetari publikon foton dhe jep lajmin e mirë: Brenda muajit rikthehet grupi tjetër i fëmijëve nga Siria, mes tyre edhe Eva Dumani Fotografi nga kampi

Gazetari shqiptar i “Le lene”, Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë nga kampi i Al Howl për familjen Dumani.  

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kopliku ka pranuar se Eva Dumani është gjetur nga autoritetet e kampit.

Ky informacion i është dhënë Koplikut nga një koleg i tij sirian, me këtë të fundit që i ka konfirmuar se shumë shpejt mund të mbërrijë në Shqipëri. Ai shkruan se Eva është nën shoqërinë e një familjeje shqiptare.

Postimi i plotë:

Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi.

Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

“Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare.

E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”.

(Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).

123338454_10224079655848090_948534415185606105_n.jpg123437708_10224079656168098_2983838141812211891_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ke marrë porosi në telefon të më ndërpresësh mua’, Meta përplaset me Arian Çanin: Po s’ke kohë për mua më thuaj të iki
Ndarja nga jeta e Avni Mulës, ambasada ruse mesazh ngushëllimi: Ishte dëshmi e qartë e miqësisë mes dy popujve, familja e tij është krenari kombëtare e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.022564888000488
array(1) { ["section"]=> string(135) "gazetari-publikon-foton-dhe-jep-lajmin-e-mire-brenda-muajit-rikthehet-grupi-tjeter-i-femijeve-nga-siria-mes-tyre-edhe-eva-dumani-225856" }