Gazetari publikon video nga parcela me kanabis: Edhe sot s’ka ndryshuar gjë, dikur ishte 1,000 euro ndërsa tani…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:39 12-08-2020 Gazetari publikon video nga parcela me kanabis: Edhe sot s’ka ndryshuar gjë, dikur ishte 1,000 euro ndërsa tani…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar disa pamje nga arkiva e tij, ku duket teksa eksploron një parcelë të mbjellë me kanabis.

Pavarësisht pamjeve të vjetra, Hoxha ironizon duke thënë se edhe sot “nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe”. Ai thotë se katër vite më parë, kilja e kanabisit në Itali shkonte rreth 1,000 euro, ndërsa sot është disa herë më shtrenjtë.

Shkrimi i plotë:

Nostalgji...

Duke germuar ne arkive...

U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?!

Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe.

Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas.

Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles.

U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune.

Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin...

Jemi mire, jemi mire...

Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit... 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097091197967529
array(1) { ["section"]=> string(116) "gazetari-publikon-video-nga-parcela-me-kanabis-edhe-sot-s-ka-ndryshuar-gje-dikur-ishte-1-000-euro-ndersa-tani-216952" }