Gazetari që intervistoi ish-shefin e antidrogës: Parlamenti ka sasi të mëdha droge brenda, ja ç’më tha një polic

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 27-11-2015 Gazetari që intervistoi ish-shefin e antidrogës: Parlamenti ka sasi të mëdha droge brenda, ja ç’më tha një polic Basir Çollaku, gazetar

Basir Çollaku, gazetari që intervistoi ish-shefin e antidrogës Dritan Zagani, thotë se Parlamenti ka sasi të mëdha droge. Ai tregon se një polic i vjetër ipara pak ditësh, i ka thënë: “Jemi bërë roje parcelash droge”.

“Parlamenti ka sasi të mëdha droge brenda.. Parlamenti ka tonelata drogë brenda. Po po. Pa pikë dyshimi këtë bindje e zmadhoj për ditë e më tepër. Ka deputetë telasheplot, që në fushata elektorale kanë bërë ofertë. Mbillni hashash bëni lek se su trazon njeri. Garant do ishin deputetët, se do merrnin votat. Kështu me pas edhe ndonjë ministër e rriti ofertën. Punoni shpejt. Një polic i vjetër më thoshte para pak ditësh. Lamë nam. Jemi bëre roje parcelash drogë. Më shumë se gjysma efektivave janë roje rrënjësh kanabisi, marrin hisen e tyre, ruajnë hisen e shefave. Madje madje, dalldia mbërrin deri aty sa ndajnë dhe ndonjë parcelë të cilën do e kapë policia dhe asgjësoje pastaj shifrat i sajdisim si duan komandantët. Kështu na doli kjo droga dhe janë futur policë e shefa në garë..bëjmë ndonjë lekë ne e mbushin thasë ata..Për të mos vazhduar me heroinë dhe kokainë ku bëhet batërdia duke kaluar ku të mundet...e në këtë komedi mbushur me cinizëm kërkojmë dekriminalizim...nga ata që e kanë kriminalizuar..teatër me kile më duker”, shkruan Çollaku duke komentuar kështu edhe reformën e dekriminalizimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston dy persona në Tiranë, u kapën me 12 kg kanabis
Ilir Kupa, baba i dy fëmijëve : S’tentova të vras policë, shikoni kamerat. Pse u arratisa? 57 vite burg për 1 grabitje »
Article Logic
Execution time: 0.011981010437012
array(1) { ["section"]=> string(116) "gazetari-qe-intervistoi-ish-shefin-e-antidroges-parlamenti-ka-sasi-te-medha-droge-brenda-ja-c-me-tha-nje-polic-26375" }